E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropoje, shiu rrenon shkollen dhe tre shtepi

Koha e keqe dhe shirat e furishem kane alarmuar banoret e komunies se Mergegajt ne Tropoje. Bilanci i demeve te reshjeve te fundit jane tri banesa fshatare te rrenuara plotesisht, si dhe nje shkolle 9 vjecare ne fshatin Dragobi.

Tre fshatra te komunes jane prej disa ditesh pa energji elektrike, ndersa gati te gjitha rruget rurale te brendshme te komunes jane bere te pakalueshme dhe aktualisht transporti kryhet me kafshe. Rreth 80 nxenes te shkolles 9 vjecare te fshatit Dragobi kane mbetur pa mesim, pasi godina e shkolles eshte shembur para dy ditesh nga reshjet dhe stuhia.

Mesuesit pohojne se shembja e shkolles ka ndodhur gjate oreve te nates, keshtu qe nxenesit kane shpetuar per mrekulli. "Kur shkuam ne mengjes ne shkolle e gjetem te shembur", tha nje mesues, duke shtuar se e gjithe baza materiale ishte demtuar ne shi. Autoritetet vendore ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per nxenesit e mbetur pa shkolle.

Kryetari i komunes, Rexhe Biberaj, tregon se pushteti vendor nuk ka asnje mundesi financiare per te zgjidhur qofte edhe provizorisht ceshtjen e shkolles se shembur. Por, ai tha se ne kuader te nje bilanci te pergjithshem per demet e shkaktuara nga stuhia e ketyre diteve, i eshte kerkuar qeverise te dergoje ndihma.

Godina e shembur kishte qene nje kulle dykateshe e adaptuar ne shkolle, e cila per disa vite nuk kishte paraqitur probleme. Por disa net me pare stuhia kishte prishur catine dhe me pas ishin shembur edhe muret.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›