E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 53 vjecarit. Arrestohet autori i vrasjes

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur dje në qytetin e Korcës. Sipas forcave blu 53 vjecari i cili u gjet i vdekur në banesën e tij ishte vrarë. Pranga bashkëfshatarit dyshohet se është autor i vrasjes. 

KORCE- 53 vjecari nga fshati Rehove i Korces, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në shtëpinë e tij, është vrarë dhe nuk ka pësuar vdekje aksidentale. Ky ka qenë përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore, që ka vënë në lëvizje blutë e qytetit të Korces, për gjetjen e vrasësit të Ferhat Zenunit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve policia i ka vënë prangat bashkëfshatarit të viktimës, Zalo Zite, 21 vjec, si autor të vrasjes, por i riu nuk ka treguar ende arsyet e vrasjes. 53 vjeçari Zenuni banor i fshatit Rehovë të Korçës u gjetur i vdekur të shtunën në mesditë, i përgjakur në fytyrë dhe pjese te tjera te trupit në banesën e tij.Nga policia lokale mësohet se 53 vjeçari Ferat Zenuni jetonte i vetëm pas divocrit të kryer pak kohë më parë me bashkëshorten dhe fëmijët që jetonin në një tjetër shtëpi në po këtë fshat.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›