Tepelenë, fermerët të pakënaqur me shpronësimet
TEPELENE- Qindra fermerë të komunës Frakull kanë protestuar kundër cmimit të vendosur per shpronësimin e tokës ku do të kaloj autostrada Levan-Tepelenë. Në komunën Frakull dy ditë më parë mbërriti një vendim qeverie, ku përcaktohej se të gjithë fermerët që preken nga gjurma e autostradës do të përfitojnë nga katërqind deri në tetëqind lekë për metër katror. Kryetari i komunës Viktor Cervanaku thote se përcaktimi i bërë nga ministria përkatëse është plotësisht i padrejtë. Ai e mbështet arsyetimin dhe mendimin e vet duke marrë shkas edhe nga shpronësimet në komunë fqinje Levan për aksin Fier-Vlorë, ku fermerët kane përfituar deri në 1600 lekë për metar katror tokë.
Nga ana e tyre fermerët thanë se nuk janë kundër ndërtimit të rrugëve të tilla kombëtare por jo duke u tallur me pronën e fermerëve me cmime të tilla
Fermeret këmbëngulin në rishikimin e vendimit ndryshe sipas tyre nuk do të lejojnë fillimin e punimeve të autostradës Levan-Tepelenë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)