Karsai kerkon terheqjen e trupave nga Afganistani

Rralle here me pare komandanti per Afganistanin gjenerali Petraeus ka qene kaq i zemeruar me presidentin afgan. Kjo per shkak se presidenti Karzai ne nje interviste dhene ne fundjave gazetes Washington-Post jo vetem qe ka kerkuar terheqjen e shpejte te mundesisht shume ushtareve amerikan por ka kritikuar ashper edhe thelbin e taktikes se Petraeusit sulmet e nates te njesive speciale amerikane ndaj qendrave komanduese te dyshuara te talebaneve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti afgan Hamid Karzai
Sulmet e nates ndaj shtepive afgane jane nje problem i perhershem. Dhe ato duhet te ndalen me ne fund ishte apeli i Karzait drejtuar permes Washington-Postit qeverise amerikane dhe gjeneralit Petraeus.
Petraeus i zhgenjyer nga Karsai
Gjenerali amerikan eshte habitur dhe zhgenjyer nga kerkesa e Karzait njofton kanali televiziv amerikan CNN. Karzai me kritiken e tij e dobeson tere misionin e NATO-s ne Afganistan theksoi ushtaraku me i rendesishem i Obames ne Hundikush. Pervec kesaj operacionet speciale te kryera naten kunder depove te eksplozivit dhe strehimoreve te komandanteve talebane jane treguar shume efektive deri tani eshte gjashtefishuar numri i te vrareve apo te arrestuarve nga radhet e udheheqesve te kryengritesve tha Petraeus.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali David Petraeus
Dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton shtoi ne adrese te Karzait se Kjo ishte padyshim nje lufte e veshtire e trupave amerikane. Por po ashtu nje lufte shume e suksesshme. Kjo per faktin se operacionet speciale te nates kane pasur ndikime te rendesishme ndaj udheheqesve talebane.
Nga ana tjeter te gjitha operacionet e njesive speciale amerikane jane dakorduar me qeverine e Afganistanit theksoi Clinton.
Ketu nuk mund te flitet per veprime arbitrare amerikane ne te gjitha operacionet kane qene pjesemarres ushtaret afgane. Edhe pse Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndajne shqetesimet me Karzain per shkak te civileve te vrare prapeseprape nuk mund te hiqet dore nga keto operacione speciale u shpreh sekretarja amerikane e shtetit Clinton.
Keto operacione ne baze te informatave te sakta te sherbimeve te fshehta jane arma jone me e rendesishme kunder udheheqesve te talebaneve.
Ne vitin 2014 duhet te perfundoje misioni luftarak i NATO-s ne Afganistan
Sidoqofte ne nje pike Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te nje mendjeje me Karzain per perfundimin e misionit ne vitin 2014. Qysh vitin e ardhshem provincat qe kercenohen me se paku nga talebanet do te kalojne ne komanden e ushtrise afgane.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ISAF-i te terhiqet deri ne vitin 2014
Dhe pikerisht ne vitin e zgjedhjeve presidenciale amerikane me 2012 ushtaret amerikane duhet te terhiqen edhe nga vijat e frontit ne provincat e rrezikshme ne jug dhe lindje te Afganistanit. Por gjithnje me nje kusht qe talebanet do te jene dobesuar dukshem deri atehere dhe trupat afgane do te jene me te vertete te gatshme per marrjen persiper te gjendjes se sigurise.
Ushtria afgane qeveria qendrore dhe qeverite ne provinca duhet te forcohen eshte kerkesa e presidentit Obama per samitin e ardhshem te Natos ne Lizbone. Dhe aq shume sa ato te mund te marrin persiper pergjegjesi reale per te ardhmen e Afganistanit.
Se a do te arrihet kjo deri ne vitin 2014 sipas mendimit te eksperteve per Afganstanin ne Pentagon eshte shume e diskutueshme. Sipas vleresimit te tyre trupat amerikane ne Afganistan do te jene te domosdoshme edhe pas kater viteve. Dhe me tej si te ashtuquajtura njesi trajnuese edhe atehere kur te gjithe aleatet e Natos do te jene larguar nga Hindukushi.
Autor Ralph Sina/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica