E Diel, 1 Nëntor 2026

Vadeful Ne nuk jemi as ne anen maqedonase as ne anen greke

DW Zoti Vadeful cili eshte mesazhi juaj per autoritetet maqedonase ne Shkup


Vadeful Une jam i bindur se Maqedonia ka nje shans shume te mire per tu bashkuar me BE-ne por paraprakisht duhet te forcoje perpjekjet per te permbushur kushtet per zbatimin e kritereve te Kopenhages por mbi te gjitha duhet te zgjidhe mosmarreveshjen e emrit me Greqine.

DW A fitoni pershtypjen se problemi mbi emrin po behet nje ceshtje te jete apo te mos jete

Vadeful Kjo eshte nje ceshtje qe duhet te marre pergjigje per te filluar negociatat. Ne nuk jemi as per palen greke as per palen maqedonase ne jemi neutrale dhe i inkurajojme te dyja palet per te kapur cdo shans per arritjen e nje kompromisi.

DW Autoritetet maqedonase thone se behet fjale per standarde te dyfishta. Kushtet jane permbushur ndersa Komisioni ende nuk cakton nje date per Maqedonine.

Vadeful Pozicioni i Gjermanise eshte se negociatat mund te fillojne sa me shpejt qe te jete e mundur por ceshtja e emrit duhet te zgjidhet paraprakisht.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Johann Wadeful me ministrin e Jashtem maqedonas Antonio Milososki ne Shkup

DW A mund Gjermania apo Bashkimi Evropian te angazhohen me shume per te ndihmuar zgjidhjen e mosmarreveshjes

Vadeful Gjermania ka marredhenie shume te mira me Maqedonine por edhe me Greqine. Ne do te bejme gjithcka per te ndihmuar te dy vendet per te zgjidhur problemin. Une shpresoj se udheheqesit politike te te dy vendeve do te pergatisin qytetaret e tyre se kompromisi nenkupton braktisje nga pozicionet e tyre te ngurta.

DW A keni marre ndonje sinjal nga autoritetet maqedonase me te cilin ata shprehen te gatshem per te zgjidhur mosmarreveshjen

Vadeful Po por une nuk dua te flas per ate publikisht. Pershtypja ime eshte se autoritetet maqedonase e dine shume mire se cfare duhet te bejne per te cuar vendin perpara.

DW Sipas jush cili eshte problemi me i madh me te cilin po perballet shoqeria ne Maqedoni

Vadeful Une mendoj se varferia dhe papunesia mbi 30 per qind eshte nje problem serioz. Ky eshte njeri nga problemet qe ai permenda edhe kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai edhe ekipi i tij duhet me perkushtim ta luftojne kete problem.

DW A vereni vullnet te mjaftueshem politik per ta luftuar korrupsionin

Vadeful Ka progres ne luften kunder korrupsionit por shpresoj se do te kapen edhe peshqit e medhenj e jo vetem peshqit e vegjel.

DW Vendet e Ballkanit do ti bashkangjiten Bashkimit Evropian ne pako apo Maqedonia do te jete me e shpejte ne kete proces nga fqinjet e saj

Vadeful Procesi i zgjerimit nuk eshte ndeshje kushtet me te rendesishme duhen plotesuar. Dera do te jete e hapur per secilin vend qe i ploteson kerkesat.

Autor Goran Petreski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›