E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosoves ne dhjetor merr kontrollin e nje pjese te kufirit me Maqedonine

Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler kete te enjte do te udhetoje per ne qytetin e Nishit ne Serbi ku do te takoje ushtarake te larte te Serbise. Sipas autoriteteve ushtarake te KFOR-it ky takim eshte takim njohes me ushtarake te Serbise. Ne te do te bisedohet pe ceshtje tekniko-ushtarake. Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler i tha DW-se se ne kete takim nuk do te bisedohet per ridefinimin e vijes kufitare Kosove-Serbi.

Buhler takimi i KFOR-it me ushtarake te Serbise ne Nish eshte takim njohes.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler

shte takimi i pare njohes meshefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise serbe dhe me te do te bisedojme thjeshte per ceshtje tekniko-ushtarake sic jane edhe vendimet e mundshme per kufirin por sic e thashe nuk jane negociata per kufirin por thjesht nje takim rutinor thote komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler. Ai thote se ceshtja e ridefinimit te kufirit Kosove-Serbi eshte nje proces politik per te cilin KFOR-i nuk ka mandat qe te diskutoje.

Kosova duhet te beje demarkacionin me te gjithe vendet fqinje te saj

Vetem pas kesaj atehere KFOR-i do te barte pergjegjesite per kontrollin e kufirit te policia e Kosoves thone ushtarake te KFOR-it. Tashme kjo ka ndodhur ne kufirin me Shqiperine ndersa bisedimet e KFOR-it me policine kufitare te Kosoves per bartjen e pergjegjesive edhe per vijen kufitare me Maqedonine jane ne fazen finale. Keshtu thote per programin tone Shaban Guda komandant i policise kufitare te Kosoves.
Ne dhjetor 2010 policia e Kosoves do te kontrolloje nje pjese te vijes se gjelbert te kufirit me Maqedonine.

Policia kufitare e Kosoves e ka hartuar nje udherrefyes per marrjen e pergjegjesive te vijes se gjelbert me Maqedonine. Ne ate udherrefyes ne parashohim qe te nisim marrjen e pergjegjesive gjate tremujorit te fundit te ketij viti. Ne tash nuk do ta marrim kontrollin e tere vijes kufitare me Maqedonine por kjo do te ndodhe me sektor te vecante dhe marrja e pergjegjesive te para ne vijen e gjelbert ne kufirin me Maqedonine do te ndodhe gjate muajit dhjetor te ketij viti thote Shaban Guda.

Vija kufitare me Serbine

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shaban Guda komandant i policise kufitare te Kosoves Sipas komandantit Shaban Guda problematike do te jete demarkacioni i vijes kufitare me Serbine per shkak te raporteve jo te mira politike Kosove-Serbi.

Sa i perket kufirit te Kosoves me Serbine qe eshte afersisht 50 e vijes kufitare te Kosoves eshte shume me rendesi qe te behet demarkacioni sepse duhet te dihet sakte se diku ku shkon sovraniteti i Kosoves dhe autoriteti i policise kufitare te Kosoves por kjo nuk varet nga policia por duhen shume akter qe te inkuadrohen ne kete proces thote Shaban Guda komandant i policise kufitare. Vija e teresishme kufitare e Kosoves eshte e gjate 763 kilometra. Ne baze te rezolutes 1244 te KS-it mbi bazen e se ciles forcat paqeruajtese akoma qendrojne ne Kosove ato jane pergjegjese per teresine tokesore te Kosoves. eshtja e kufirit me Serbine eshte permendur si nje nga pikat e dialogut Kosove-Serbi. Qeveria e Kosoves tashme ka krijuar komisionin e saj qe do te perfshihet ne demarkacionin e kufijve te Kosoves ne kete kuader edhe me Serbine edhe pse akoma nuk ka nje date te sakte se kur do te fillojne bisedimet e paralajmeruara Kosove-Serbi.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›