Karshillëk i ligjit, përballë zakonit
>Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka më dukuri të keqe se sa kur të huajt interesohen në mënyrë intensive për Kanunin dhe zbatimin e tij në kohët moderne të sotme në shtetin, ku ligji jo vetëm nuk është ligj, por i bën karshillëk zakoneve dhe jo thjesht Kanunit. Nganjëherë vijnë në mënyrë të posaçme për të njohur se në çkohë jetojmë. Shpesh herë fyhesh rëndë kur trajtojnë të gjithë shoqërinë tonë si një atavizëm dhe rudiment.... Problemi kryesor është se dikush që as ka lexuar dhe as merr mundimin të lexojë dhe për më tepër gromësin duke kujtuar se njeh Kanunin, ja vendos fajin këtij të fundit. Në fakt ai ka kryer funksionin e tij në mungesë të ligjeve e të mungesës së një shteti dhe i ka kryer mirë. Përdorimi i tij sot, është një mungesë në vazhdim e shtetit dhe të zbatimit të ligjit. Për më tepër se sot ngatërrohet hakmarrja me gjakmarrjen dhe profanë të idiotizmit mediatik, merren me dokrra jo kanuni, jo prapambetja kulturore dhe jo mentaliteti. Në të vërtetë në një shumicë rastesh jo vetëm që nuk ka zbatim as të ligjit dhe as të kanunit, por ka vrasës dhe vrasje që ngujojnë pa mëshirë familje, fëmijë dhe gra e këtë gjë ato që nuk duan triumfin e ligjit dhe demokracisë, e shpjegojnë me mesjetën. Ku e kanë lexuar se është e shkruajtur vrasje e fëmijës apo ku e kanë lexuar se gruaja dhe për më tepër femra futet në gjak. Nejse, janë bërë mijëra recensione dhe fjalime. Janë zhvilluar qindra takime dhe po ashtu janë bërë me mijëra referate të cilat në përfundim kanë disa qindra familje të ngujuara në veri. Ka më shumë se 160 fëmijë në gjak dhe midis tyre edhe femra. Ka shifra kontradiktore edhe nga shoqata të cilat jetojnë me fatkeqësitë e familjeve dhe zmadhojnë tragjedinë, për të marrë fonde, por ka edhe shifra të policisë që di shumë, por fatkeqësisht është e pa zonja të mbrojë. Në zonën e Shkodrës dhe veri, ka të ngujuar dhe vetë në qytetin Shkodër, ka zona ku është një grumbullim të ngujuarish. Ka pasur edhe iniciativa të shkollimit të fëmijëve kryesisht meshkuj. Ka edhe një lloj sensibiliteti të shtetit dhe shoqatave. Është edhe fatkeqësia e Poliçanit me disa fëmijë të lënë në mëshirë të fatit në një institucion fatkeq. Por asnjëherë shteti dhe shoqëria jonë nuk i ka dhënë përgjigje definitive zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarit nga vrasja e paralajmëruar. Sepse në fakt, duke lënë mënjanë si zakonet dhe kanunet të cilat deformohen dhe zbatohen nga individët, duke mos pyetur ligjin, duhet thënë se aty ku nuk është shteti dhe ligji, është vetëgjyqësia dhe për më tepër aty ku kjo vetëgjyqësi ka pasur dhe disa rregulla të pa shkelura. E gjithë kjo tragjedi që fundin e ka te fëmijët e ngujuar, duke mos harruar shumë viktima është akuzë për pafuqinë e shtetit për të vendosur ligjin dhe mbrojtur qytetarët. Ishte dashur bërë ligj i posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë për të parandaluar vetëgjyqësinë dhe zbatimin e një zakoni që bie ndesh me drejtësinë dhe ligjin. Patjetër që edhe forca goditëse e ligjit përballë krimit, duhet të jetë e madhe për të mos lejuar pastaj anën e errët të vetqgjyqësisë. Por nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me pikërisht këtë plagë të hapur dhe janë marrë me shumë me dorëzimin përballë të keqes, duke shoqëruar fëmijë, duke i ndarë nga jeta e përbashkët si shkollim dhe duke ju dhënë në këtë mënyrë të drejtë atij që të detyron të ngujohesh dhe sidomos fëmijët që nuk kanë, dhe nuk kanë për të pasur kurrë faj. Tani kush është fajtori në këtë mes. Kush??!! Natyrisht një pjesë shoqërie që nuk do të jetojë në vitin 2009-të, por sillet herë si e përparuar me celularë të shtrenjtë dhe herë si një mallkim mesjetar në egërsi vrastare. Por është edhe faji i ligjit të pa zbatuar, dhe shtetit në mungesë në mbrojtje të qytetarit dhe shoqërisë e normave të saj ligjore dhe demokratike. Kjo mënyrë e të qenies në mungesë, është bashkëfajtore me krimin dhe kriminelin. Por bën edhe diçka tjetër se ju jep edhe të drejtë morale nganjëherë atyre. Nuk ka ku të shkojë me keq se sa kaq. Pastaj është shumë e lehtë të themi se po Integrohemi në Evropë. Po, po. është shumë e lehtë dhe shumë e bukur, sidomos kur kemi fëmijë të ngujuar të cilët nuk dalin dot jashtë mureve si të shtëpive dhe të institucioneve banale, sepse janë paralajmëruar se do të vriten.
Last Updated on Sunday, 25 January 2009 00:01