Karta Amerikan Ekspres për herë të parë në Shqipëri.
Alpha Bank – Albania dhe American Express prezantojnë Kartat American Express të lëshuara për të parën herë në Shqipëri. Për të përmbushur kërkesat financiare dhe nevojat e stilit të jetesës së konsumatorëve shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Alpha Bank njoftoi lëshimin e kartave të kreditit American Express dhe American Express Gold. Këto karta do të shpërndahen nëpërmjet rrjetit të Degëve të Alpha Bank - Albania. Kjo bankë do të jete përgjegjëse për menaxhimin e marrëdhënieve me shumë tregtarë, të cilët tashmë pranojnë Kartat American Express si dhe zgjerimin e këtij rrjeti me emra të rinj në Shqipëri.
Z. Christos Giampanas, drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Alpha Bank dhe drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank - Albania , z. Andreas Galatoulas thane se: “Dita e sotme është e një rëndësie të veçantë duke qenë se ne po shpallim zyrtarisht bashkëpunimin tonë me American Express. Siç mund të jeni në dijeni, Alpha Bank - Albania feston këtë vit 10 vite të suksesshme të prezencës së saj në Shqipëri. Është një nder ta ndërthurësh këtë ngjarje me fillimin e një bashkëpunimi ekskluziviteti me American Express në Shqipëri”. Z. Marios Klapsis, drejtor i zhvillimit të biznesit të kompanisë American Express tha: “Ne jemi të kënaqur që kemi krijuar këtë partneritet me Alpha Bank -Albania. Ne besojmë se Kartat American Express të cilat ne po promovojmë, do të jenë dy nga produktet më të mira në rangun e kartave të kreditit të ofruara në treg, pasi ato ofrojnë një paketë përfitimesh unike të krijuar posaçërisht për konsumatorët dhe të gjithë ata që udhëtojnë për arsye biznesi dhe që vlerësojnë risinë dhe shërbimin e një klasi botëror”. Anëtarët e Kartës American Express kanë një skuadër të dedikuar profesionistësh, e cila ju ofron shërbimin e saj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ata do të ndihen gjithmonë si në shtëpi, duke telefonuar në një nga 2.200 Zyrat e Udhëtimit American Express në të gjithë botën, nga ku do të marrin informacionin e nevojshëm për çdo detaj të udhëtimit të tyre. Nëse Karta American Express humbet, dëmtohet ose vidhet, mjafton të njoftohet dhe zëvendësimi i Kartës bëhet brenda një dite pune nëse ndodhen në Shqipëri dhe brenda dy dite pune nëse ndodhen jashtë saj. Në Shqipëri ajo do të pranohet në dyqane, supermarket, pikat e karburantit, hotele dhe restorante dhe në 200 vende në të gjithë botën.
Kartat American Express ofrojnë një sërë programesh sigurimi jete në udhëtim, të cilat mbrojnë konsumatorin nga çdo e papritur që mund t’i ndodhë gjatë udhëtimit. Karta American Express dhe Karta American Express Gold janë të disponueshme për klientët ose jo të Bankës. Alpha Bank, një nga Bankat më të mëdha në Greqi dhe me një prezence domethënëse në Evropën Juglindore është e pranishme në Shqipëri që nga 1998 duke ofruar një seri të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare. Me besim, besnikëri dhe vizion Alpha Bank ruan principet dhe vlerat që kanë udhëhequr operimin e saj që nga themelimi. Qëllimi primar është kredibiliteti, besueshmëria dhe efiçenca në shërbimin bankar. Në 2008 Alpha Bank-Albania shënon 10-vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri dhe zë vendin e 5-të në këtë sektor nga pikëpamja e pjesës së tregut.