E Diel, 1 Nëntor 2026

Departamenti i Shtetit nis hetimet për Withers

 

“Nuk kemi informacione, por do të hetojmë çdo deklaratë që implikon zyrtarët amerikanë”

ËASHINGTON- “Nuk kemi asnjë informacion që mbështet idenë që zyrtarë të SHBA në Tiranë janë përfshirë në një aktivitet të paligjshëm, por sigurisht do të hetojmë”. Ky është reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me skandalin e armëve ku dyshohet të jetë përfshirë dhe ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers. Zëdhënësi i DASH, Tom Casey ka reaguar dje pas letrës së Henry Ëaxman, dërguar Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, që flet për një takim të zhvilluar më 19 nëntor 2007 mes ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Withers dhe Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i Mbrojtjes në Shqipëri. “Nuk kemi informacion që do mbështeste idenë që zyrtarë të SHBA janë përfshirë në një aktivitet të tillë të paligjshëm, por sigurisht që do të shqyrtojmë çdo deklaratë, si dhe pikëpyetje të ngritur nga kreu i Komitetit të Mbikqyrjes dhe Reformës Qeverisëse të Kongresit Amerikan, Waxman”- tha Casey, duke pohuar kështu nisjen e hetimit ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe 5 zyrtarëve të tjerë. Në letrën që Waxman i dërgoi Sekretares së Shtetit, Rajs, përfshihet dhe deklarata e Larry Harrison, shef i zyrës së bashkëpunimit ushtarak në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Më 9 qershor 2008 personeli i Komisionit Hetimor të Kongresit Amerikan, realizoi një intervistë të transkriptuar me majorin Larry Harrison, zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes që punon në Shqipërsi si shef i zyrës së bashkëpunimit për mbrojtjen. Në këtë intervistë ai shprehet se i kishte kërkuar zyrtarëve të Ambasadës SHBA në Tiranë të informojnë komitetin hetimor në lidhje me takimin e 19 Nëntorit 2007 mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Ëithers dhe Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, por ambasada nuk dha asnjë detaj në përgjigjen e saj zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Zbulohen lidhjet mes 22-vjeçarit Diveroli, ish-kreut të MEICO-s dhe ndërmjetësit Henri Tomei para kontratës së fishekëve

Pinari-Diveroli, në listën e trafikut të armëve

Dëshmia në Kongres: Kreu i AEY-së dhe Ylli Pinari, në listën e të vëzhguarve për trafik armësh

WASHINGTON- Si mundi një “fëmijë” si Efraim Diveroli të fitonte një kontratë 300 milionë dollarëshe për furnizimin me armë të ushtrisë afgane? Si arriti ai të mashtronte qeverinë amerikane me fishekët kinezë të blerë në Shqipëri, apo të implikojë në këtë histori edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Tiranë? Komiteti i Mbikqyrjes së Reformave në Kongresin Amerikan, i drejtuar nga Henri Waxman ka zhvilluar dje seancën e parë dëgjimore për të zbuluar skandalin e fishekëve, ku është përfshirë Diveroli. Gjatë seancës së djeshme, ku dëshmuan 4 zyrtarë të lartë të Pentagonit, shumë pikëpyetje u ngritën edhe për rolin e ambasadës amerikane në Tiranë, pas dyshimeve se vetë ambasadori John Ëithers ka pasur dijeni për falsifikimin e origjinës kineze të fishekëve.

***

Një përgjigje për këtë skandal e ka dhënë dje përfaqësuesja e Washingtonit në Kongres, Eleanor Norton. “Të gjithë personat e përfshirë në blerjen e municioneve nga Shqipëria, ishin në listën e njerëzve nën vëzhgim, listë që përfshin emrat e atyre që janë marrë me tregti të paligjshme armësh”,-ka thënë Norton, duke pohuar se edhe ish-zyrtari shqiptar, Ylli Pinari ndodhej në këtë listë. Sipas saj, burimi i municioneve ishte firma shtetërore shqiptare, MEICO me drejtor Ylli Pinarin, i cili është futur për herë të parë në këtë listë në vitin 2005”-tha Norton dje në Kongresin amerikan. Nga ajo sa tha Norton, trafiku i paligjshëm i armëve i ka mbledhur tok Ylli Pinarin, Efraim Diverolin dhe ndërmjetësin Henri Tomei, të cilët kanë shfrytëzuar më pas kontratat e ligjshme për të përfituar. Sipas Norton, Diveroli ishte futur në listën e personave nën vëzhgim në vitin 2006, në të njëjtën kohë me të ashtuquajturin “Zot i Luftës”, Henri Tomei.

***

Po si u gjend ambasadori amerikan, JohnWithers i dyshuar në këtë histori? Për të sqaruar dëshminë e Larry Harrison, atasheut ushtarak të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kongresi vendosi dje që kryediplomati John Ëithers dhe pesë zyrtarë të tjerë të ambasadës të paraqiten për të dëshmuar para datës 11 korrik. Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e Komitetit morën në pyetje katër zyrtarët e lartë të Pentagonit, të cilët deklaruan mbi kontratat dhe kontrollet ndaj kompanisë AEY, të drejtuar nga Efraim Diveroli. Gjenerali Ëilliam Filips, drejtori ekzekutiv i agjencisë së menaxhimit të kontratave të mbrojtjes, Mitchell Hawell, Stephen Myll dhe Jeffery Parsons, drejtor ekzekutiv i komandës kontraktuese të ushtrisë amerikane kanë dëshmuar dje mbi kontratat e Diverolit.Katër zyrtarët e lartë të Pentagonit kanë treguar për rrethanat e dhënies së kontratës Diverolit dhe vëzhgimin e zbatimit të kësaj kontrate, duke këmbëngulur se gjithçka ishte e ligjshme, deri në momentin që Diveroli falsifikoi origjinën e municioneve të blera në Shqipëri. Seanca e djeshme u prit me interes,sidomos pas një letre që kryetari i këtij komisioni, Henry Waxman i kishte dërguar sekretares amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs ku hidhte dyshime mbi ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers se ka gisht në fshehjen e origjinës së municioneve që bliheshin në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›