E Diel, 1 Nëntor 2026

Tom Ridge fsheh për 2 vjet rrogën 500 mijë USD

 

Ministria e Drejtësisë i kërkon Ridge që të regjistrohet për pagën gjysmë milionë USD të marrë nga qeveria Berisha

WASHINGTON-Ish-këshilltari i Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, amerikani Tom Ridge ka raportuar dy vjet me vonesë pranë departamentit amerikan të drejtësisë, punën e tij si lobist i qeverisë shqiptare. Tom Ridge kishte me qeverinë shqiptare një kontratë gjysmë milioni dollarë si këshilltar i kryeministrit Berisha. Sipas ligjit amerikan, duhej që lobistët të regjistrohen pranë Ministrisë amerikane të Drejtësisë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta zyrtare e Kongresit amerikan “Roll Call” mëngjesin e ditës së djeshme. Tom Ridge e ka përmbushur këtë detyrim vetëm tani pas dy vitesh, nga koha që parashikonin ligjet në fuqi për të raportuar mbi detyrën e tij. Pas daljes së këtij lajmi nga ana e Ministrisë Amerikane të Drejtësisë, Ridge ka reaguar duke thënë: “Nuk e mendova se ishte e nevojshme të regjistrohesha. Gjithë kjo çështje doli në dritë pasi kontrata ime me qeverinë shqiptare përfundoi dhe avokati më tha se në këto rrethana duhej ta regjistroja”. Ridge ishte regjistruar pasi u kontaktua nga Ministria e Drejtësisë Amerikane, ku iu paraqitën dhe shkeljet ligjore që ai kishte bërë me anë të këtij veprimi. Ridge njihet si ish- guvernator i Pensilvanisë dhe një nga drejtuesit e fushatës presidenciale të kandidatit për president të SHBA-ve, Xhon Mekeinit.

Pagesa e majme për Ridges, akorduar para dy vitesh, kur Berisha e deklaroi zyrtarisht si këshilltar personal u polemizua gjatë nga opozita. Opozita në deklaratat e saj bëri të ditur se një pagesë e tillë është qesharake kur në vend nevojitet infrastrukturë, financimi për të cilën mund te zgjidhej vetëm duke kursyer rrogën e majme të Ridges dhënë nga qeveria shqiptare.

Megjithëse deklaroi që në ditët e para se ishte në dietë, paratë për pagën e Tom Ridges nuk u vlerësuan asnjëherë si një kosto shtesë për buxhetin evakët të qeverisë. Misioni i Ridge në Shqipëri ishte përgatitja e infrastrukturës së nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›