Shkup, përurohet përmendorja në kujtim të konfliktit të 2001
SHKUP- Në Shkup u përurua përmendorja gjigande e “Luftëtarëve Maqedonas” që kanë humbur jetën në konfliktin e vitit 2001.
Përurimi i përmendores u bë pranë Parlamentit , ku morën pjesë krerët më të lartë qeveritar, të shoqëruar nga kryeministri Nikola Gruevski.
‘Luftëtarët maqedonas’, të ashtuquajtur si “branitellat”, u vranë në përleshjet me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e vitit 2001, raporton Telegraf.
Përmendorja ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së në Maqedoni, të cilët pretendojnë se vepra është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
Mirëpo, në njoftimin paralajmërues theksohet se në pllakën përkujtimore të përmendores janë shënuar të gjithë emrat e luftëtarëve siç thuhet maqedonas, turq, shqiptarë, serb dhe komunitete tjera.
(e.m/BalkanWeb)