E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Baraj: Në 4 vjet Berisha nuk mbajti asnjë premtim

Berisha sipas kreut të PS së Tiranës Baraj dështoi me premtimin për të instaluar impiante për pastrimin e ujërave të zeza në bregdet dhe dështoi në përmirësimin e jetës së qytetarëve. PS u kujton shqiptarëve se në 4 vjet nuk u mbajt asnjë premtim. 

TIRANE- Partia Socialiste u kujton shqiptarëve se në 4 vjet qeverisje Sali Berisha u ktheu shpinën qyetarëve shqiptarë duke mos mbajtur asnjë premtim. Berisha sipas kreut të PS së Tiranës, Besnik Baraj dështoi me premtimin për të instaluar impiante për pastrimin e ujërave të zeza në bregdet, si dhe dështoi në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.
“Berisha premtoi të ndërtonte impiante të pastrimit të ujërave të zeza përgjatë të gjithë vijës bregdetare. Sot, në asnjë prej qyteteve bregdetare nuk funksionon një impiant që pastron ujërat e zeza. Ujërat e ndotur, vazhdojnë të kontaminojnë një pjesë të madhe të lumenjve, liqeneve dhe plazheve në Shqipëri” deklaroi Bare.
Sipas PS, vetëm poltika e re për ndryshim e Edi Ramës, do ti sjellë shqiptarëve ndryshimin që meritojnë.
“Politika e Re ofron ide të reja, vizion të ri dhe një ekip të ri për t’i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndryshimin që meritojmë” tha Baraj. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›