E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Faktorëve politikë duhet të ndihmojnë në procesin e kartave

Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka cilësuar të nevojshme angazhimin e të gjithë faktorëve politike në mbështetjen e procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike. Këtë deklaratë, zv.ministri Poni e ka bërë gjatë takimit me  përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR-it, kryesuar nga Gerald Mitchell, duke i siguruar ata se procesi është në ritmet e dëshiruara dhe MB është e impenjuar që procesi të ecë normalisht dhe sipas parashikimeve. Procesi i aplikimit është në ritmet e dëshiruara. Kanë aplikuar afro 13 mijë persona dhe besoj se brenda Marsit numri do të shkojë në 15 mijë. Qendra e Personalizimit të të Dhënave po prodhon afro 16 mijë karta në ditë. Kapacitetet janë të mjaftueshme dhe duke krijuar dita-ditës uniformitetin e procesit presim të rritet njëherazi edhe shpejtësia e tij, theksoi Zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që ti drejtohen zyrave të gjendjeve civile për tu pajisur me to, Poni edhe njëherë ka theksuar qëndrimin e qeverisë se nuk do të ketë karta falas ashtu siç kërkoi opozita për shtresat në nevojë. Gjatë fjalës së tij, Poni ka paraqitur në mënyrë të detajuar punën e kryer për krijimin e Regjistrit Elektronik Kombëtar të Gjendjes Civile, shpjegoi soliditetin dhe cilësinë e këtij regjistri në paraqitjen e të dhënave, lehtësirat e shkëmbimit të informacionit on- line dhe njëherësh sigurinë e të dhënave të këtij regjistri. Sipas tij, procesi i përgatitjes së regjistrit elektronik është asistuar nga OSBE dhe Statistic Noruay dhe veçanërisht Ministria e Brendshme e Austrisë nga është marrë edhe softuare-i. Ai ka evidentuar faktin se për herë të parë falë këtij regjistri elektronike, lista paraprake e zgjedhësve është paraqitur katër muaj para ditës së zgjedhjeve, online në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e po kështu u është dërguar të gjitha njësive vendore. Deri më 28 Maj 2009 kur do të gjenerohet lista përfundimtare e zgjedhësve ka kohë të mjaftueshme që zgjedhësit të gjejnë emrin në lista dhe adresën e qendrës së votimit dhe nëse është e nevojshme të kryhen të gjitha korrigjimet përkatëse, theksoi Poni, i cili i njohu përfaqësuesit e misionit edhe me dokumentet e reja të identitetit, letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike, duke shpjeguar elementët e shumtë të sigurisë dhe cilësinë e tyre të lartë, praktikisht ndër dokumentet më të mira të identitetit në hapësirën e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›