E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Poni: Për refuzuesit sot nisin sanksionet



Për refuzuesit e kartave të identitetit, që sot nisin sanksionet ligjore. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, njoftoi dje datën 1 maj si fillimin e penalizmit të atyre personave që nuk pajisen me kartën e identitetit. Sanksionet janë të parashikuara sipas vendimit të caktuar nga qeveria, për personat që përfitojnë lehtësi dhe që nuk e kanë marrë kartën e identitetit. Poni pohoi se prioritet do të kenë në aplikime shtetasit që nuk kanë pasaportë. Zëvendësministri i Brendshëm vuri në dukje se procesi për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimet elektronike po ecën normalisht dhe se nëse do të ketë 15 mijë deri në 16 mijë aplikime në ditë, deri në 31 maj do të kenë marrë kartat e identitetit të gjithë shtetasit pa pasaportë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›