E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje ne qytet, hetim vellezerve te bashkiakut

Bulqize- Terror dhe frike ne qender te qytetit te Bulqizes. Vellezerit e kryebashkiakut dyshohen se kane rrahur dhe kercenuar me jete, dy vellezer kundershtare. Shkaqet e ngjarjes mbeten mister, ndersa policia dhe prokuroria kane nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur pasi u sulmuan dhunshem me mjete te forta, Tan dhe Fehmi Durici perfunduan ne spital me plage te renda, ne te gjitha pjeset e trupit. Nje prej tyre qendroi per disa ore pa ndjenja, ndersa kane pesuar edhe hemorragji. Pas permendjes, te demtuarit akuzuan si autore vellezerit e kryebashkiakut te Bulqizes, Roland Keta. Policia tha se nisi hetimet per te dyshuarit dhe po mbledh provat per te faktuar ngjarjen. Madje te demtuarit kane shkuar me tej, duke deklaruar se prezent ne vendngjarje ka qene edhe kryebashkiaku e policia vendore, por qe nuk kane nderhyre per te shmangur pasojat. I ashper ka qene edhe reagimi i familjareve te dy vellezerve te plagosur, te cilet akuzuan policine dhe pushtetin vendor per dhunen e ushtruar. Megjithate ende nuk kane dale ne drite, rrethanat dhe motivet e ngjarjes qe kane shokuar qytetaret e shumte, megjithese ka dyshime edhe per nje perplasje per motive politike. Prokuroria e qytetit thote se ka marre ne shqyrtim dosjen dhe po heton, per te zbardhur rrethanat e verteta te ngjarjes qe do te cojne me pas ne denimin e autoreve, per te cilet nuk jepet asnje shpjegim, nese jane ndaluar.

Roland Keta

I menjehershem ka qene edhe reagimi i kryebashkiakut te Bulqizes, Roland Keta, i cili deklaroi se nuk ka qene prezent ne shesh, kur ndodhi agresioni. "Nuk jam bere pjese e ketij sherri dhe nuk eshte e vertete, qe kam qene prezent", tha zyrtari vendor, duke sqaruar se ngjarja ndodhi, sepse te dyja palet ishin ne gjendje te dehur.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›