E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat, do aplikoj me Ramen"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se do te donte te aplikonte ne te njejten dite me kreun e Partise Socialiste, Edi Rama per te terhequr edhe karten e tij te identitetit. Sipas kreut te ekzekeutivit, ky do te ishte nje mesazh i mire per te gjithe qytetaret shqiptare ne menyre qe te ata te inkurajoheshin per te terhequr kartat. "Jam dakord qe Edi Rama dhe une te bashkerendojme oren ne te cilen do te aplikojme per keto leternjoftime. Ai nga Peza dhe une nga lagjja ime ne te njejten ore te leshojme te njejtin apel qytetareve per kartat", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu ai i beri apel te gjithe qytetareve qe te shkonin dhe te terhiqnin kartat e tyre te identitetit, sepse ato ishin dokumente mjaft moderne te cilat do t'u sherbenin qytetareve per udhetim dhe sherbime te tjera. Duke garantuar ne kete menyre dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme me 28 qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›