"PS-LSI, koalicioni i humbjes"
Kryeministri Berisha theksoi dje se do te ishte Partia Demokratike ajo qe do te fitonte zgjedhjet parlamentare e vetme ndaj Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas Berishes, te dyja forcat e majta po bashkoheshin per te ndare mes tyre dhimbjen e humbjes. "Pikepamja ime ka qene dhe mbetet se ato dy forca jane gjysmat simetrike te molles se kalbur. Ata do te humbin te dyta, kur te shohin veshin ne pasqyre do te bejne. Ato po bashkohen per humbjen, duan qe kete pergjegjesi ta shperndajne njeri me tjetrin", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, e djathta do te arrinte te merrte edhe nje tjeter mandat qeverises. Nderkohe qe nuk ka munguar dhe te beje diversion ne lidhje me kete marredhenje mes dy partive opozitare, teksa eshte shprehur se e kane te veshtire te bashkohen ne fitore.