E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e Gërdecit

 

I lanë të punonin në fabrikën e vdekjes ku prodhoheshin milionat nga trafikimi i municioneve dhe tani po i lënë të vdesin në grevë urie. Asnjë pushtetar nuk ishte atje, megjithëse greva sot hyn në ditën e pestë. Berisha herën e fundit në Gërdec ka qenë mëngjesin e 16 marsit 2008, kur lavdëroi ndërhyrjen e ushtrisë pas shkatërrimit të Gërdecit. Ndërsa një ditë më pas, në mbledhjen e Komisionit të Emergjencës Civile, Berisha shprehej: “Ne do të zhdëmtojmë dëmin e krijuar. Me ndërhyrjen tonë ne do bëjmë zhdëmtimin e plotë” (shih www.km.gov.al). Dje, te greva e ish-punëtorëve të Gërdecit ishin deputetë të PS-së dhe kryetari i “G99”, Erion Veliaj. “Të gjitha këto kërkesa që kanë këta punëtorë janë të barabarta me një aktivitet, me një festë që bëhet nën siglën “Shqipëria në NATO,- deklaroi atje Veliaj.- Po sa, konkretisht?- pyeti “Spiuni”. Dhe “G99”shpjegoi si më poshtë: “Sa ndihma emergjente monetare prej 400 mijë lekësh për punëtor; sa 26 pensione 40 mijë lekëshe për familjet që humbën njerëzit në krimin shtetëror; sa 100 dëmshpërblime prej 150 mijë lekësh për të plagosurit, sa 100 rroga dhe asistenca, sa 100 sigurime shoqërore, sa vlera e mjeteve motorike të shkatërruara nga shpërthimi dhe sa shpenzimet për varrimin e atyre që nuk denjoi qeveria as t’i fuste nën dhe` ”. “Spiuni” u mundua të bënte një llogari dhe u habit se sa shumë na kushton një koncert i NATO-s...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›