Kartat e identitetit, edhe sot mungojnë kuponët
Ata që mundën të paguajnë tarifën prej 1200 lekësh dhe të pajiseshin me një kupon, mund të vazhdojnë të qetë aplikimin për kartat e identitetit. Radhë të tjera nuk do të shtohen në zyrat e njësive bashkiake, të paktën deri ditën e enjte. Është kjo dita kur Posta Shqiptare ka njoftuar se do të marrë furnizimin e radhës me kuponë, pa të cilët asnjë qytetar nuk mund t‘i nënshtrohet aplikimit për dokumentin e ri identifikues.
Që në ditën e dytë të procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti lindi problemi i mungesës së kuponëve. Por sipas përfaqësuesve të Postës Shqiptare, mësohet se kompania private që ka marrë përsipër këtë proces, ka shpërndarë deri tani 10 mijë kuponë. Plot 4 mijë prej tyre iu dorëzuan postës, e cila i shpërndau këto që në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë. Ndërsa 6 mijë kuponë të tjerë ndodhen në institucionet shtetërore. Kështu, në çdo ministri gjendet një numër i caktuar kuponësh, të cilët mund t‘i tërheqin jo vetëm punonjësit e administratës, por edhe pjesëtarët e familjeve të tyre. Problem, mungesa e kuponëve, përbën sidomos për emigrantët, të cilët nxitojnë të rikthehen në vendet e tyre të punës jashtë vendit, por kërkojnë që të pajisen me karta identiteti, në mënyrë që të mos e pësojnë nga sanksionet e vendosura nga ana e qeverisë.
"Kjo është absurde", shprehet Aida, për "gjobën" e paravendosur nga qeveria për ata që nuk do të aplikojnë brenda afatit për pajisjen me këto karta. Ajo është studente në një universitet privat të Athinës dhe tregon se disa herë në vit kthehet në Shqipëri, por nëse nuk merr kartën e identitetit, ka frikë se penalizohet në kufi. Por duket se ajo nuk është e vetmja që i druhet sanksioneve tejet të ngurta të qeverisë në afatet e vendosura. Pensionistët ishin ata që ditën e parë të aplikimit për dokumentin e ri elektronik u dyndën në radhë të gjata jo vetëm pranë zyrave postare për mandate-arkëtimet, por edhe në dyert e njësive bashkiake. Shkak për këtë, sipas disave prej tyre, u bë frika për mosmarrjen në kohë të pensionit.
Për letërnjoftimin elektronik çdo qytetar duhet të paguajë 1200 lekë të reja, pranë zyrave postare. Me kuponin përkatës, ai do të drejtohet në zyrën e ngritur pranë njësisë bashkiake përkatëse, për të bërë aplikimin, duke dhënë shenjat e gishtërinjve, gjeneralitetet e tij përmes plotësimit të një formulari dhe një foto dixhitale. Nga koha e realizimit të kësaj procedure, qytetarit i duhen 2 javë për të marrë në dorë kartën e tij të identitetit. Në pamundësi për t‘iu përgjigjur fluksit të lartë të qytetarëve, për të bërë pagesën e këtij dokumenti, zyrat postare kanë nxjerrë pranë sporteleve të tyre një njoftim, ku thuhet se shpërndarja e kuponëve do të rinisë më datën 15 janar. Ndërsa Ministria e Brendshme një ditë përpara nisjes së këtij procesi u bëri thirrje qytetarëve që t‘u drejtoheshin sa më parë zyrave postare për të bërë aplikimin për kartat e identitetit, pa harruar të rreshtonin masat shtrënguese për të gjithë ata që nuk aplikojnë. Ministria paralajmëroi se në rast mosaplikimi, nuk do të jetë e mundur tërheqja e pagave mujore për buxhetorët, as pensionet për të moshuarit. Gjithashtu, një tjetër masë shtrënguese ishte edhe deklarata për pengimin e daljes jashtë vendit. Të frikësuar nga këto sanksione, qytetarët kanë mësyrë në dyert e postës për kuponë.