E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, fillon shpërndarja e kuponave në posta

Fillon normalisht shpërndarja e kuponave për kartat e identitetit. Procesi ishte pezulluar dy ditë më parë nga mungesa e kuponave por sot ka filluar shpërndarja e tyre. Sipas informacioneve kanë ardhur në zyrat e postave 20 mijë kupona që do tu shpërndahen aplikantëve për kartat e identitetit. Mungesa e kuponave këto dy ditë ka shkaktuar radhë të gjata në sportelet e postave. Qytetarët me kuponin përkatës, do të drejtohen në zyrën e ngritur pranë njësisë bashkiake përktatëse, për të bërë aplikimin. Nga koha e realizimit të kësaj procedure, qytetarit i duhen 2 javë për të marrë në dorë kartën e tij të identitetit. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se, mospajisja me kartën e identietit, përvecse do të jetë pengesë për përfitimin e një sërë shërbimesh, do të shoqërohet edhe me sanksione.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›