E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet, përparësi, ndërtesave të ulëta në zonat turistike

/>I mbledhur për herë të parë për vitin 2009-të, KRRTRSH ka shqyrtuar plot 35 pika, mes të cilave planet rregulluese të paraqitura nga disa qytete, ndërkohë që ka dhënë edhe miratimin për projekte me rëndësi madhore për vendin, siç është parku energjetik i Lukovës, ndërtimin e superstradës Transbalkanike etj. Pas fjalës së hapjes, projekti i parë i prezantuar ishte projekti për rregullimin e territorit të qytetit të Peqinit. Përfaqësuesja e cila foli për këtë plan, tha se, një ndër objektivat kryesor të këtij plani rregullues ishte menaxhimi sa më i mirë i territorit. Po ashtu ky plan ka si synim ti shërbej sa më mirë komunitetit që përmban ky territor dhe një tjetër detyrë ose objektiv e këtij plani rregullues është edhe zgjidhja e problemeve të pronësisë që ekzistojnë. Një tjetër objektiv jo pak i rëndësishëm i këtij plani rregullues është të krijojë kushte sa më të mira ekonomike e sociale për komunitetin e asaj zone. Të mbrojë vlerat kulturore dhe historike si një element bazë i zhvillimit të qytetit të Peqinit dhe si elemente integrues. Ky plan rregullues është hartuar në bazë të kërkesave të komunitetit, ata janë një pjesë e rëndësishme dhe ishin pjesëmarrës gjatë hartimit të këtij plani rregullues. Deri tani janë zhvilluar edhe tre proceset e vendim marrjes, nga këshilli bashkiak, KRRT e Peqinit dhe KRRT e Qarkut Elbasan. pra siç e theksuam ky plan rregullimi ka për qellim të rregullojë infrastrukturën e qytetit të Peqinit. Paraqitja e këtij projekti nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e KRRTRSH kështu që mori miratimin menjëherë pas prezantimit të tij. Berisha përgëzoi hartuesit e këtij plani dhe e cilësoi si  plan mjaft të mirë për qytetin e Peqinit. Një tjetër projekt i paraqitur për diskutim ne mbledhjen e KRRTRSH, ishte edhe plani rregullues i Divjakës, si një nga zonat ekologjike më të mahnitshme të vendit. Kryetari i bashkisë së rrethit të Lushnjës ishte përfaqësuesi i zgjedhur për të prezantuar këtë plan rregullues. Ai në fjalën e tij theksoi se, Divjaka është një vend me vlera dhe se në stinën e verës mbledh një numër të konsiderueshëm pushuesish. Rëra e plazhit është e pastër dhe e përshtatshme për pushuesit. Gjithashtu KRRT e rrethit Lushnje nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi që në vitin 1992 kur ajo është formuar, me qëllim që ta mbroj këtë zonë nga betonimet e pa nevojshme. Deri në vitin 2003 janë ndërtuar disa, ndërtime në formë barake por pa leje të cilat sot janë të bllokuara dhe nuk e kryejnë funksionin e tyre. Ka shumë kërkesa nga investitorë Shqiptarë e të huaj por që nuk i është dhënë leja e ndërtimit. Ky projekt i paraqitur është hartuar në Këshillin Bashkiak, në KRRT e bashkisë dhe në KRRT e qarkut Fier. Është hartuar në bazë të kërkesave të komunitetit dhe ka marrë parasysh të gjitha vërejtjet. Objektivi kryesor i këtij projekti është të hartojë studimin urbanistik në përputhje me konventat ndërkombëtare. Zona e përdorur në këtë plan është 200 ha, heqim këtu zonën e rërës dhe pyllin e parkut kombëtar dhe ngelet një zonë prej 120 ha për tu studiuar. Në këtë zonë është menduar për krijimin e kushteve sa më të mira për pushuesit që vijnë në këtë zonë në stinën e verës, si dhe ruajtja e mjedisit dhe mjedisit. Këto punime do të përfshijnë edhe ndërtimet e reja për tregun privat. Për të mbajtur pastër bregun kemi menduar edhe ndryshimin e grykëderdhjes së Lumit Shkumbin, sepse ka shkuar në shtratin e vjetër dhe duhet të bëhen ndërhyrje të menjëhershme. Projekti i  paraqitur për rregullimin e territorit të Divjakës pati disa kundërshtime nga ministri Xhuveli, i cili në fjalën e tij theksoi se, Pikë së pari nuk e mbështes por as nuk e hedh poshtë atë, dhe një tjetër problem janë edhe ndërtesat, që siç u tha nuk do të jenë më shumë se 2+1 kate por që faktikisht ka edhe ndërtesa katër katëshe në zonën rreth bregdetit. Këtu, në planin e paraqitur nuk janë reflektuar shumë mirë ligjet. Si kundërpërgjigje ndaj fjalës së Xhuvelit, Berisha u shpreh se, ka edhe ndonjë rast të veçantë kur ndërtesat do të jenë deri në katër kate, por ndërtesat që janë më afër bregut do të jenë vetëm një katëshe. Ato që vijnë pak më larg dy katëshe dhe ato të tjerat më larg do  të jenë tre katëshe. Gjithashtu edhe vet kryetari i bashkisë Lushnje ka reaguar ndaj fjalës së Xhuvelit duke u shprehur, ne po bëjmë të pa mundurën për ta ruajtur zonën bregdetare nga betonimet e pa vlera. Vetëm 4 ndërtesa, të cilat janë të vjetra janë 4 katëshe, ndërtesat e reja janë të gjitha 2+1 dhe asnjë kat më lart. Gjithashtu dua të theksoi se zona në të cilën është hartuar projekti është vetëm pronë e bashkisë dhe nuk e prek aspak parkun kombëtar të Divjakës. Ky ishte një tjetër projekt i miratuar nga KRRTRSH, edhe pse pati diskutime për ndërtimet rreth zonës së bregdetit në Divjak. Të tjera projekt rregullime që u paraqitën në mbledhjen e parë të KRRTRSH për 2009 dhe që morën miratimin ishin, ndërtimi i rrugës Lushnjë-Berat, rruga Transballkanike në Vlorë, pika e kalimit Qafa e Konispolit, ndërtimi i Dallgëpritëset në Porto Romano, si dhe ndërtimi i hidrocentralit në komunën Zeqan të Bulqizës si dhe Ndërtimi i Hidrocentralit në Lukovë, i cili do të ketë një rëndësi të veçantë për vendin dhe komunitetin në atë vend në veçanti.
Ndërkaq, KRRTRSH miratoi "projekt-idenë e studim fizibilitetit dhe projektzbatimit të rrugës Lushnje-Berat". Kryeministri Sali Berisha u shpreh të martën i vendosur për ndërtimin e rrugëve zhvillimore, por kërkoi që "atëherë kur është e mundur të kursehet toka bujqësore". Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi sot "projekt-idenë e studim fizibilitetit dhe projektzbatimit të rrugës Lushnje-Berat", duke marrë parasysh variantin e rikonstruksionit të rrugës ekzistuese dhe përmirësimin e veprave të artit, me një kosto të përgjithshme prej 3.2 miliard lekë. Në mbledhjen e radhës të KRRTRSH-së, për rrugën Lushnje-Berat u paraqitën 3 variante, prej të cilave varianti i rikonstruksionit të rrugës ekzistuese u vlerësua si varianti më i mirë nga ana teknike dhe ekonomike për lidhjen e  këtyre dy qyteteve. Njëri nga variantet e propozuara ishte varianti që merr parasysh ndërtimin e 3 by pass-ve në këtë rrugë, i cili sipas Kryeministrit Sali Berisha nuk është i favorshëm pasi kalon në tokë bujqësore. "Duke mbetur gjithnjë i vendosur për pikat më të shkurtra, atëherë kur është e mundur ne do të kursejmë tokën bujqësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›