Mbipesha mbërthen 16 % të fëmijëve
14/01/2009 Vëzhgimi i ISHP-së shqetësues, matet pesha trupore e 4000 nxënësve të klasave të katërta
Shtohet frika e kalimit në fëmijë obezë, tendencat paraqiten në rritje nga viti në vit
Fatkeqësisht edhe vendi ynë po ecën me ritme të shpejta drejt rritjes së numrit të pacientëve që preken prej komplikacioneve të shkaktuara prej mbipeshës trupore. Vëzhgimet tregojnë një situatë alarmante, ku pre e këtij fenomeni tashmë nuk janë vetëm të rriturit, por masivisht edhe fëmijët. Ky fakt dëshmohet nga monitorimi më i fundit që po kryen Instituti i Shëndetit Publik në shkollat e arsimit bazë, sipas të cilit ka rezultuar se 16 për qind e fëmijëve janë mbipeshë. Situata për të cilën është pohuar se, nëse nuk ndërhyhet në zgjidhjen e shpejtë të saj, mund të përballemi me rreziqe serioze të shëndetit, sidomos te kjo kategori, pasi tendencat e shtimit të peshës janë në rritje. Shkaktari kryesor i këtij fenomeni është stili i ri i jetesës që është përqafuar së fundi edhe nga popullata jonë. Kjo i jep më shumë përparësi kequshqyerjes, mungesës së aktivitetit fizik apo kontrollimit dhe kryerjes së vizitave të shpeshta te mjeku.
Vëzhgimi
Specialistët e ISHP-së kanë përfshirë në vëzhgimin e tyre rreth 4 mijë fëmijë të klasave të katërta në të gjitha shkollat e vendit tonë. Nga vëzhgimi ka rezultuar se rreth 16 për qind e fëmijëve janë mbipeshë si dhe të ekspozuar ndaj obezitetit e problemeve të tjera që manifestohen prej tij. Përhapja e kësaj sëmundjeje ndihmohet shumë gjatë kohës së qëndrimit në shkollë, ku fëmijët konsumojnë produkte pak të tretshme nga organizmi, duke i dhënë shkas shtimit të shpejtë e të pakontrolluar të peshës trupore. Konkretisht pohohet se “rreth 60 për qind e nxënësve kanë tendencë që gjatë kohës së shkollës të konsumojnë ushqime si hamburgerët dhe produkte të tjera të ëmbla, si biskotat apo karamelet, që shkaktojnë obezitetin. Tendenca është që të kemi një rritje shumë të shpejtë të këtij fenomeni”. Ndonëse studimi ende nuk ka përfunduar, pasi të dhënat janë në analizim, tregohet se fëmijët që ndjekin arsimin privat janë pak më shumë të prirur për t’u bërë pjesë e kësaj situate problematike. Pak kohë më parë është kryer po i njëjti vëzhgim edhe tek të rinjtë e shkollave të mesme, ku është parë se shifrat e gjimnazistëve që vuajnë nga mbipesha janë edhe më të larta, përkatësisht me 20 për qind të të prekurve. Ndërsa kategoria më problematike ishin femrat, ku ishin prekur 26 për qind e tyre.
Problemet
Arritja e mbipeshës që në moshat e vogla shfaqet si një rrezik serioz për shëndetin me kalimin e viteve. Specialistët e fushës pohojnë se “pasojat e kequshqyerjes sjellin në moshë të vogël gjatësi të shkurtër dhe peshë më të vogël se ajo normale dhe më pas, në moshat e mëdha, zhvillohet obeziteti nga mbiushqyerja, çka predisponon edhe shfaqjen e diabetit”. Gjithashtu kalimi në obezitet ndihmon që të shfaqen një sërë sëmundjesh të tjera, që çojnë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë në rang kombëtar. Prej obezitetit shfaqen komplikacione të tjera, si diabet tip 2, hipertension, sëmundje ishemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipa kanceri, si: të mitrës, ovareve, gjirit, prostatës, zorrës, tëmthit, mëlçisë. Veçanërisht sëmundjet e zemrës përbëjnë rreth 40 për qind të vdekjeve në rang vendi.
Alarmi te nxënësit
Rreth 16 për qind e fëmijëve në arsimin bazë rezultojnë të jenë mbipeshë. Fakt ky që është dëshmuar nga matja e peshës trupore të 4000 fëmijëve në të gjitha shkollat e vendit. Përkundrejt këtij fakti të dhënat e raportuara pak kohë më parë nga UNICEF-i kanë treguar se fëmijët shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja, situatë për të cilën pohohet se 14 për qind e të vegjëlve deri në moshën 5-vjeçare rezultojnë nën peshën e duhur trupore, duke u ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme që në moshë të vogël
Rritje e frikshme te gjimnazistët
Problematike situata është parë edhe tek të rinjtë e shkollave të mesme, të cilët gjithnjë e më shumë po bien pre e kequshqyerjes dhe e prekjes nga obeziteti. Për këtë kategori vëzhgimet kanë treguar se rreth 20 për qind e të rinjve në shkollat e mesme vuajnë nga mbipesha, ku më të rrezikuarat rezultojnë të jenë femrat, të cilat dëshmojnë dhe shifrat më të larta të prekjes. Kjo situatë vjen prej mosmbajtjes së një regjimi të rregullt apo diete ushqimore, që nuk shkakton probleme
Të rriturit - mbartës të vjetër
Ashtu si në shumë vende të botës, moshat më të prekura nga mbipesha, apo obeziteti, vijojnë të jenë moshat e rritura, kategori që nxjerrin në pah një sërë sëmundjesh të tjera, veçanërisht ato të zemrës, që shkaktojnë dhe nivel të lartë vdekshmërie në vend. Raportimet e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë treguar se në vendin tonë 24 për qind e meshkujve dhe 19 për qind e femrave janë obeze, që pas moshës 55 vjeçare kanë nevojë për trajtim klinik të domosdoshëm.