E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ahmeti : Dialog mbi Gërdecin dhe samintin në Bukuresht.

 

Sapo është zhvilluar takimi i parë në Tiranë i kreut të delegacionit të BDI, Ali Ahmeti. Ky I fundit ka takuar fillimisht kreun e ekzekutivit Berisha, duke nisur kështu vizitën e tij zyrtare në kryeqytet. Në dialogun që patën kryeministri Berisha ka informuar zotin Ahmeti mbi operacion e gjerë që ushtria shqiptare po kryen në pastrimin e një zone prej 1000 hektarësh që u lëndua nga tragjedia. Në prononcimin për mediat ai tha : " Kam informuar zotin Ali Ahmeti për skemën e bërë nga qeveria për zhdëmtimin e plotë të dëmëve. Diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon. Përshëndes qëndrimin e Bashkimit Demokrat dhe atë të Ali Ahmetit për të vendosur integrimin e Maqedonisë në NATO si interesin kryesor të vendit. E sigurova atë se qeveria shqiptare do ta mbështesë fuqishëm marveshjen e Ohrit.

Ndërsa kreu I BDI-së u shreh para medias shqiptare me këto fjalë:

Vizita jonë në Tiranë është një vizitë solidariezuese me rastin e tragjedisë. Përgëzojmë njerëzit për dhurimet që kanë bërë, duke nisur që nga dhurimi i gjakut. Ndjemë sodisfaksion nga angazhimi që ka bërë qeveria për kthimin në shtëpi të të pastrehëve. Përsonalisht ndava dhimbje me ata njerëz që humbën të afërmit e tyre në tragjedi. Neve si delegacion na gëzoi soledariezimi i komunave në Maqedoni me komunitetin e Vorës. Si shtet ndodhemi në pag të një ngjarjeje historike për ne. Bëhet fjalë për saminitin e Bukureshtit, që të bëhemi anëtarë të NATO-s. Këtë angazhim do e japin deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›