Berisha: Pse e shkarkova Ndoken
Berisha zbardh arsyen e lenies jashte kabinetit qeveritar te Ndokes dhe ne pergjithesi te demokristianeve. Perplasjet brenda kesaj partie dhe ceshtjet e mbetura te pazgjidhura dhe pezull per kreun e saj, ka sjelle dhe vendimin e fundme te Kryeministrit, deri ne nje kohe te dyte. Kryeministri Berisha, per here te pare, diskutoi diten e djeshme ne mbledhjen e Grupit parlamentar te Partise Demokratike per largimin e ministrit aktual te Shendetesise, Nard Ndoka nga kabineti qeveritar. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar te partise qe drejton, Kryeministri Berisha ka theksuar se kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, nuk mund te behej pjese kabinetit pa perfunduar me pare gjyqi per kryetarin e vertete te kesaj partie. Ne kete menyre, kreu i qeverise, Berisha, ka lene te kuptohej se Nard Ndoka nuk mund te kishte vend ne kabinetin e drejtuar prej tij, deri sa gjykata te vendoste nese vertet Ndoka kishte legjitimitet ne krye te demokristianeve. Sipas Berishes, vetem gjykata mund te zgjidhte nese kryetari legjitim i Partise Demokristiane ishte Nard Ndoka, apo zevendesministri i Jashtem, Anton Gurakuqi. Ne lidhje me pozicionin e kundershtareve brenda partise te Nard Ndokes, kreu i qeverise theksoi se Anton Gurakuqi, zevendesministri i Jashtem dhe Zef Bushati, si zevendesminister i Integrimit do te vazhdonin te mbanin pozicionet e tyre ne qeveri. Por, sipas Berishes, edhe dy zevendesministrat demokristiane do te vazhdonin te qendronin ne keto pozicione, derisa ne menyre perfundimtare te zgjidhet se cfare perfaqesonte realisht secila pale e demokristianeve ne konflikt. Por, nga ana tjeter, kreu i qeverise ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, theksoi se, ndonese jo me nje post ministri, Partia Demokristiane e Nard Ndokes do te vazhdonte te ishte pjese e koalicionit qeverises dhe mazhorances aktuale. Madje, ne mbledhje, Berisha permendi edhe oferten e bere Nard Ndokes ne lidhje me postin e nenkryetarit te Kuvendit, si zevendesues i nenkryetarit aktual, Fatos Beja, post i cili nuk ishte pranuar nga kreu i demokristianeve, Nard Ndoka. Nga ana tjeter, ndonese PDK-ja e Ndokes pritet te mos perfaqesohet deri ne nje moment te dyte me post ministri ne koalicion me post ministri, kryesia e kesaj partie e mbledhur pak dite me pare, vendosi te mos dali nga koalicioni qeveritar. Ne nje deklarate te bere publike nga kryesia e kesaj partie, theksohet se PDK e fton Partine Demokratike te reflektoj edhe ne nje moment te dyte per perfshirjen e demokristianeve ne qeveri me nje post ministri. Debatet ne gjirin e Partise Demokristiane plasen ne momentin kur kreu i kesaj partie, Nard Ndoka perjashtoi nga drejtimi i grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujken. Pas kesaj ngjarjeje, brenda PDK-se u vune re perplasjet e medha. Po keshtu, ne kete kohe nje grupim brenda PDK-se, te drejtuar nga zevendesministri i Puneve te Jashtem, Anton Gurakuqi, organizuan nje kongres te jashtezakonshem dhe shkarkuan Ndoken nga drejtimi i partise. Ky kongres u kontestua nga kreu i PDK-se, Nard Ndoka. Ne menyre te vazhdueshme mes dy grupimeve nuk kane munguar debatet, fyerjet publike dhe proceset gjyqesore ndaj njeri-tjetrit.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini