Kartat e identitetit, si do të përfitojnë nga skema shtetasit që janë pa pasaporta
Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 maj i ul kartat në 200 lekë. Shtetasit pa pasaporta do t’i paguajnë 1 mijë lekët në 6 muajt në vijim
Ervin KOÇI
Qeveria shqiptare ka vendosur që t’u bëjë një lehtësim të gjithë shtetasve shqiptarë që janë pa pasaporta, duke ua dhënë kuponët për kartat e identitetit fillimisht në vlerën 200 nga 1200 lekë. Por kjo procedurë, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para vetëm sa krijon ngatërresa dhe debitorë të rinj ndaj shtetit, pasi shtetasit që janë pa pasaporta vetëm fillimisht duhet të paguajnë në sportelet e Postës Shqiptare nga 200 lekë për kupon, por më pas ata duhet të paguajnë edhe 1 mijë lekë të tjerë por në 6 muaj. Nëpërmjet një vendimi të posaçëm të publikuar dje në mbrëmje nga Ministria e Financave, qeveria vendosi që të bëjë shitjen e të gjithë kuponëve për letërnjoftimet dixhitale pranë sporteleve të Postës Shqiptare në shumën fillestare prej 200 lekësh. Ndërkohë po nëpërmjet këtij vendimi qeveria do të bëjë të mundur edhe kompensimin për zyrat e Postës që do ta shesin kuponin nga 1200 lekë në vetëm 200 lekë. Deri në orën 13:00 të ditës së djeshme sportelet e postave e kanë shpërndarë kuponin kundrejt pagesës 1200 lekë edhe pse qytetarët pretendonin ta blinin atë me 200 lekë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 1 maj. Opozita shqiptare, për muaj me radhë, kërkoi tarife zero për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, ndërsa qeveria shqiptare, duke pretenduar se kishte plotësuar kërkesën e tyre, vendosi të lërë këtë tarifë me 200 lekë dhe të kërkojë shumën tjetër prej 1 mijë lekësh në 6 muajt e ardhshëm, duke i lehtësuar qytetarët nga një pamundësi për ta paguar të gjithë tarifën që në fillim. Kategori të tjera, pensionistët, studentët dhe ata që marrin ndihmë ekonomike e marrin kartën e identitetit kundrejt pagesës prej 200 lekësh.
Vendimi
Në zbatim të Nenit 102, paragrafi i katërt i Kushtetutës, të Ligjit Nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr. 10025, datë 27.11.2008 “Mbi buxhetin e vitit 2009”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 419, datë 30.04.2009 “Për procedurat e pajisjes të shtetasve pa pasaportë që nuk përfitojnë kompensim nga VKM-ja Nr. 366, datë 15.04.2009 “Për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevoje”, pika 8, qeveria udhëzoi: Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 19, datë 30.04.2009, pajisen me kuponë në zyrat postare përkatëse të njësive të qeverisjes vendore, kundrejt pagimit të tarifës prej 200 lekësh të gjithë shtetasit që deri në datën 28.06.2009 janë 18 vjeç e lartë, nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit si dhe nuk përfitojnë nga asnjë skemë kompensimi sipas VKM-së 366, 15.04.2009. Po kështu nga ky vendim përfitojnë edhe të gjithë shtetasit që votojnë për herë të parë, por që nuk janë në shkolla publike. Kjo kategori është e përfshirë në skemën e kompensimit të VKM-së NR. 366, datë 15.04.09, por sipas këtij vendimi, kjo kategori përfituesish kuponet do t’i marrë në zyrat postare, dhe jo në zyrat e njësive të pushtetit vendor. Ministria e Brendshme u vë në dispozicion zyrave postare të njësive të qeverisjes vendore listën e personave që nuk disponojnë pasaportë.
Përfituesit
Shtetasit përfitues sipas këtij vendimi paraqiten në zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore me një dokument identifikimi, si certifikatë, patentë ose dokument tjetër, që ka fotografi, për identifikim të personit. Nëpunësi i zyrës postare bën verifikimin e personit me listat e dërguara nga Ministria e Brendshme dhe i kërkon atij të paguajë 200 lekë për marrjen e kuponit të vulosur nga ana e postës. Në rast se shtetasi përfitues nuk figuron në listën e dërguar nga Ministria e Brendshme, por që nuk disponon pasaportë për jashtë shtetit, nëpunësi i zyrës postare i kërkon shtetasit një vërtetim nga policia e shtetit që nuk disponon pasaportë ose ai nënshkruan formularin sipas modelit bashkëngjitur vendimit. Ministria e Brendshme i pajis zyrat postare me formularët e deklarimit. Bazuar në formularin e mësipërm zyrat postare dërgojnë një herë në javë në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës sh.a. kërkesën për rimbursim të pagesës prej 1000 lekësh për çdo kupon të shitur për shtetasit përfitues. Drejtoria e Përgjithshme e Postës sh.a. bën një përmbledhëse ku rendit të gjitha kërkesat e ardhura nga zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore dhe i bashkëngjit të gjithë formularët analitikë të çdo zyre postare, më pas i dërgon në Ministrinë e Brendshme. Kjo ministri bën verifikimet e nevojshme dhe i regjistron këto të dhëna në një data-baze, të cilën e përdor edhe për të ndjekur shlyerjen e debitorëve. Kërkesa përmbledhëse i dërgohet Ministrisë së Financave, e cila bën çeljen e fondeve për llogari të Postës Shqiptare, sipas procedurave të zbatimit të buxhetit.
Arkëtimi i detyrimeve nga qytetarët
Shtetasit përfitues derdhin vullnetarisht, brenda një periudhe 6-mujore, vlerën 1000 lekë në zyrat e postës, për llogari të buxhetit të shtetit. Zyrat e postës, brenda ditës, i transferojnë paratë e mbledhura në llogari të Thesarit dhe i raportojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës, e cila, me të marrë informacionin nga zyrat postare për shumat e arkëtuara nga to, dërgon zyrtarisht në Ministrinë e Brendshme listën emërore të shtetasve që kanë kthyer detyrimin. Ministria e Brendshme bën mbylljen e detyrimeve të shtetasve në listat e marra më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Postave sh.a. Të gjithë personat që në fund të periudhës 6-mujore nuk kanë shlyer detyrimin, shpallen debitorë dhe listat e tyre dërgohen nga Ministria e Brendshme, në njësitë e qeverisjes vendore për vjeljen e detyrimeve sipas kompetencave për zbatimin e masave shtrënguese si dhe procedurave për vjeljen e detyrimeve debitore. Në fund të periudhës 6-mujore Ministria e Brendshme përgatit një raport përmbledhës, për Ministrinë e Financave, mbi shumat e paguara, arkëtuara dhe të mbetura pa u vjelë.
5 Maj 2009