Masa sheh kthesen e Ferrarit
Felipe Masa nuk eshte ne pozitat e dikurshme, madje nje vit me pare ai humbi titullit e kampionit te botes, ne garen e fundit. Pas tre garave te para te ketij sezoni, masa dhe Ferrari kane hasur ne veshtiresi te medha, madje braziliani nuk e njeh ende shijen e pikeve. Por pavaresisht ketij fakti, ai mendon se ne te ardhmen do te kete nje ecuri krejt tjeter per Ferrarin dhe braziliani beson se Cmimi i Madh i Barcelones, do te jete nje mundesi e mire, per te ardhmen e tij. "Ne Katalonje shpresoj qe gjithcka te ece mire. Shpresoj ta nisim ndryshe kete gare. Duhet te vazhdojme te punojme me shume, pasi gjerat nuk vijne falas. Kam shume besim per skuderine, pasi jemi bashke", shprehet braziliani.