Kartat e identitetit
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Evropian hedh alarmin drejt qeverisë shqiptare se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të bëhen me karta identiteti. Kryetari në detyrë i Delegacionit të Komisionit Evropian, Hubert Petit, deklaroi gjatë ceremonisë së përurimit të certifikatave elektronike se procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit duhet të përfundojë para zgjedhjeve të 2009. Çështja e mbrojtjes së të dhënave merr rëndesi edhe më të madhe, tashmë që Shqipëria ka filluar të përdorë bazën e të dhënave të gjendjes civile. Në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, miratuar në fillim të këtij viti, qeveria duhet të caktojë pa vonesë Autoritetin e Mbrojtjes së të Dhënave. Shqipëria duhet të sigurohet për funksionimin e një regjistri të besueshëm të gjendjes civile në kohë, përpara afateve të përgatitjes së listave të zgjedhësve dhe që të pajisë me dokumente identiteti, që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të gjithë zgjedhësit në kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndërsa për kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, kompjuterizimi i gjendjes civile kërkon angazhim akoma më të madh për ta perfeksionuar këtë proces. Këto janë rezultatet e para të prekshme të modernizimit të sistemit të gjendjes civile. Me qëllim arritjen e rezultateve të qëndrueshme, është e rëndësishme të ketë një angazhim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e procesit. Ministria e Brendshme dhe Zyrat e Gjendjes Civile janë të vetëdijshme për sfidën madhore që shtrohet para tyre për ruajtjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit të ri. Zyrtarët e lartë ndërkombëtarë ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së përurimit të certifikatave elektronike në vendin tonë. Ata siguruan mbështetjen e institucioneve që përfaqësojnë për të kontribuar në programe të tilla të ngjashme për zhvllimin e vendit.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008