Plagoset me armë emigranti
Autori i Lajmit: red.
Një emigrant nga qyteti i Tepelenës, i cili ishte kthyer për pushimet verore në vendlindje, është plagosur me armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur orët e vona të ditës së mërkurë, në qytetin e Tepelenës, në vendin e quajtur kalaja e qytetit. “25-vjeçari Denis Shena, emigrant prej vitesh në Belgjikë, është plagosur me dy plumba, në të dyja këmbët, gjatë një debati me një person tjetër”,- pohojnë burimet zyrtare në policinë e Gjirokastrës. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës ku aktualisht është duke marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, i plagosuri i ka pohuar policisë lokale se nuk e njihte personin që ka qëlluar mbi të me dy plumba. Ndërkohë burimet policore konfirmojnë faktin se është arritur të identifikohet autori i plagosjes dhe po punohet për kapjen e tij. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka ngritur postblloqe të lëvizshme ndërkohë që ka vënë në dijeni edhe kolegët e qarqeve fqinje, me qëllim ndalimin e autorit të kësaj plagosjeje. Sipas grupit hetimor, një ndër pistat kryesore në të cilën po punon policia për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ajo e mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur i lënduari gjatë qëndrimit në emigracion.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008