Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë flet për idenë e federalizimit të së djathtës
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Anton Gurakuqi, në një prononcim publik është pozicionuar për idenë e fundit të hedhur në treg nga eksponentë të PD-së dhe vetë kryeministrit Berisha, krijimin e Federatës së Qendërs së Djathtë, por dhe shkrirjen e plotë të disa partive të cilat përputhen me programin e Demokratëve në shumicën e rastev. Gurakuqi u ka bërë thirrje të gjithë pseudopartive të tjera demokristiane, sipas tij, të mos abuzojnë dhe të marrin vendime me logon legjitime të PDK-së, individë të ndryshëm këta të cilët për interesa vetjake kërkojnë t i injektojnë nëpërmjet medias opinionit publik se kemi të bëjmë me dy parti. Sipas Kryetarit legjitim të Partisë Demokristiane, i zgjedhur nga Kongresi i kësaj partie “Partia Demokristiane vëren me shqetësim se përmes medias po i injektohet opinionit publik në mënyrë të vazhdueshme se kemi të bëjmë me dy parti demokristiane që ka secila nga një kryetar. Realiteti është krejt tjetër, pasi forumi më i lartë vendimmarrës i një partie, forum nga i cili burojnë të gjitha strukturat e tjera partiake si Këshilli Kombëtar apo Kryesia, pra Kongresi i PDK ka dhënë vendimin e tij, i cili tashmë dihet. Në këtë kuadër, në Shqipëri ka vetëm një Parti Demokristiane që ka një kryetar legjitim, gjithashtu PDK drejtohet nga një Kryesi dhe nga një Këshill Kombëtar. PDK u ka kërkuar publikisht individëve të ndryshëm që të mos keqpërdorin për interesa të ngushta emrin dhe logon e Partisë Demokristiane. PDK është një parti e qendrës së djathtë dhe si e tillë është një forcë aktive në koalicionin e djathtë qeverisës me kontributin dhe vlerat e saj dhe mbështet qeverinë dhe kryeministrin Berisha në reformat e mëdha që po ndërmerr kjo qeveri. PDK do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij koalicioni edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 për të maksimalizuar fitoren e forcave të djathta në këto zgjedhje. Në momentin kur në kampin e djathtë po flitet gjithmonë e më shumë për shkrirje të 2-3 partive dhe bashkimin me PD, Partia Demokristiane, duke iu referuar programit dhe parimeve themelore të saj është në mënyrë të vendosur kundër shkrirjes me çdo forcë tjetër politike në Shqipëri. Njëkohësisht, PDK mbështet krijimin e Federatës së Djathtë për të shkuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Forma e bashkëpunimit midis forcave të djathta në këtë Federatë duhet të përcaktohet në bazë të Kodit Zgjedhor që ne shpresojmë që do të miratohet brenda muajit shtator. PDK distancohet me forcë nga deklaratat e disa individëve që nuk përfaqësojnë asgjë më në Partinë Demokristiane për bashkëpunim të mundshëm me të majtën në Shqipëri në vazhdën e aventurave të tyre donkishoteske për të shkatërruar demokristianizmin për interesat e tyre personale, duke mos pasur asnjë lidhje me PDK dhe duke mos e njohur filozofinë e kësaj partie. PDK u drejtohet të gjithë demokristianëve që të distancohen nga këta individë që në politikëbërjen e tyre kanë në themel presionin dhe pazaret politike pa asnjë princip dhe moral vetëm për interesat e klanit të ngushtë që ato përfaqësojnë. Partia Demokristiane, tashmë e çliruar nga mbetjet e partive të tjera, po vazhdon punën për rivitalizimin e të gjitha strukturave në bazë për të shkuar më të bashkuar se kurrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009”, - përfundoi Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008