Kartat e identitetit,MB:Procesi po ecën normalisht
Ministria e Brendshme në një konferencë për shtyp shprehet se procesi i paisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike po ecën normalisht sipas të gjithë planifikimeve të parashikuara. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Fatmir Konja procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht në Tiranë, ka filluar në Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz dhe në Lushnje. Gjithashtu zënëdhësi shton se qeveria shqiptare ka ofruar për herë të parë standartet më të larta të infrastrukturës zgjedhore. Dështakët tetëvjeçarë të qeverisjes socialiste nuk do të munden të sfumojnë një nga sukseset më të mëdha të qeverisë Berisha, e cila u ofroi qytetarëve shqiptarë atë që u kishte premtuar që në ditët e para të saj theksoi Konja