Premtimi i Bashes Do te zgjidh problemin e prones
Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit garanton se pas zgjedhjes së tij do t’i japë fund abuzimit me pronën. Nga njësia bashkiake numër 3, Lulzim Basha deklaron se çdo centimetër tokë private e përdorur për investime publike do të kompensohet me çmimin e tregut.
“Kjo nuk mund të ndodhë më dhe nuk do të ndodhë më. Me planin e ri urbanistik çdo pronar do të ketë mundësinë të zhvillojë pronën e vet në mënyrë proporcionale dhe asnjë centimetër katrorë pronë nuk do preket pa dëmshpërblim me vlerën e tregut. Të gjitha volumet e vogla, që nga shtesa, që nga hapja e dritares, do kalojnë në kompetencë të minibashkisë” tha Basha.
Basha ka folur dhe për uljen e taksave per biznesin.
“Taksën e tabelës do tua heq, taksën e gjelbërimit do tua heq, taksën e pastrimit do tua ul tre herë. Këtë e keni zotim solemn” tha Basha.
Në një takim në Komunën e Parisit, kandidati i maxhorancës përmendi projektin e tij për përmirësimin e rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve dhe ndërtimin e një sistemi modern për trajtimnin e ujrave të zeza.
Më herët, fushata e Luzim Bashës ka kaluar në planin kibernetik ku për rreth një orë ka bashkëbiseduar live në portalin e tij në facebook me qytetarët.
“Në qendër të pikëpamjes time të re është një lloj I ri bashkie, një lloj i ri kryebashkiaku, i cili në rradhë të parë vë të gjitha instrumentat në dispozicion për të dëgjuar dhe për të marrë mendimin e qytetarëve të Tiranës. Tramvaji do të jetë një realitet I prekshëm për qytetarët e Tiranës jo në 2020, por brenda katër viteve të ardhshme. Do të bëjmë realitet brenda vitit të parë bashkë me miratimin e planit të ri urbanistik edhe projektin për tramvajin” tha Basha.
Fansat e kandidatit demokrat në rrjetin social janë mbi 200 mijë. Në bashkëbisedimin me disa prej tyre, Basha ka premtuar se çdo të premte do t’ia dedikojë pritjes së tyre në zyrë, ndërsa komunikimin online do ta vazhdojë përtej 8 majit.
Elona Gjylmi