Operacion "Vila", pranga tmerrit te grabitjeve ne Durres
DURRES - Dy persona te cilesuar si tmerri i grabitjeve ne rrethin e Durresit, jane vene ne pranga gjate mengjesit te djeshme. Policia e qytetit bregdetar beri te ditur se, gjate operacionit te koduar "Vila", jane vene ne pranga, Sokol Duka 36 vjec, nga fshati Shtushaj i Dibres, si dhe Flamur Hoxha 39 vjec, me origjine nga Dibra por me banim ne fshatin Sukth, Durres. Policia tha se, arrestimi i dy personave eshte bere i mundur gjate oreve te vona te nates se dy diteve me pare, duke gdhire dita e djeshme. Aksioni eshte bere ne bashkepunim mes, Policise se Durresit dhe asaj te Dibres, pasi nje nga autoret e dyshuar jetonte ne rrethin verior. Burimet zyrtare nga uniformat blu thane se, dy te arrestuarit dyshohet se jane autoret e disa vjedhjeve te ndodhura kohet e fundit ne zona te ndryshme te qytetit bregdetar si ne Plazh, Xhafzotaj, Sukth, Perlat, etj. Sipas policise, Duka dhe Hoxha dyshohet te jene autore te grabitjes se ndodhur me daten 28 janar te ketij viti, ne fshatin Perlat, Durres. Ne kete zone ata kane kryer vjedhjen e banesen nen pronesine e qytetarit me iniciale Mustafa I. Ne kete apartament, ata kane vjedhur 4 televizore plazma, tre kompjutere, nje laptop, dy tapete, nje ekspres kafeje dhe dy abazhure. Gjithashtu ata dyshohet se, jane te perfshire dhe ne vjedhjen e kryer ne daten 5 shkurt te ketij viti. Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Ferme-Xhafzotaj. Ne kete shtepi, ata dyshohet se, kane vjedhur me thyerje dyqanin me pjese kembimi per autovetura, ne pronesi te qytetarit me inicialet Osman V. Po ne te njejten dite, policia dyshon se te arrestuarit kane kryer vjedhjen e nje supermarketi ushqimor ne lagjen numer 13, Plazh Durres ne pronesi te Roland K. E ketu ata kane marre nje televizor plazma 22 polesh, si dhe nje sasi te konsiderueshme mallrash ushqimore. Vjedhja e fundit eshte regjistruar pese dite me pare, po ne lagjen numer 13 Plazh, ku personat ne fjale akuzohen te kene vjedhur pajisjet e nje lavazhi prone e Fahri. P. E. Arapi