E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge per lokalet e nates, dy ne pranga me 600 gr heroine

TIRANE - Dy te rinj jane vene ne pranga nga policia pasi u eshte gjetur rreth 600 gram lende narkotike, heroine. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se, gjate operacionit te koduar "Finish", u be e mundur arrestimi ne flagrance i Oltian Najtellari, 25 vjec, banues ne Ravonik Korce dhe Matildo Mezini, 22 vjec, banues ne Vore Tirane. Nga te dhenat e policise, dyshohet se dy te rinjte shperndanin lenden narkotike ne zonat e shkollave te mesme, por jo vetem. Droga e kapur gjate mbremjes se dy diteve me pare, dyshohet se ka qene e destinuar qe te shitej ne lokalet e nates. Policia tha se, arrestimi i tyre eshte bere rreth ores 22:00, prane Rruges se Dibres ne Tirane. Gjate nje kontrolli te imtesishem Najtellarit dhe Mezinit u eshte gjetur nje sasi lende narkotike e dyshuar si heroine. Gjate kontrollit te bere ne banesen e te afermeve te Oltian Najtellari, eshte gjetur nje tjeter sasi lende narkotike e dyshuar heroine si dhe nje pistolete e tipit "TT". E pikerisht gjate ketij aksioni, policia ka mundur sekuestroje sasine prej 599.6 gram lende e dyshuar narkotike e llojit heroine, nje pistolete e llojit "TT", me nr.AX 561-1952, dhe 13 fishek. Gjithashtu jane sekuestruar dhe tre aparate telefoni celular, ku policia beson se, do gjeje prova per persona te tjere qe mund te jene te implikuar. Kane qene disa dite hetime qe kane cuar policine ne arrestimin e dy te rinjeve. Keta te fundit, jane mbajtur nen vezhgim dhe kur mbremjen e dy diteve me pare ata kane pasur me vete droge, policia i ka vene ne pranga ne flagrance.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›