E Shtunë, 31 Tetor 2026

I merr flake banesa, hidhet nga kati i katert

LUSHNJE - Nje 23 vjecar nga Lushnja eshte hidhur nga kati i katert, per t'i shpetuar zjarrit dhe shperthimit te ndodhur ne banesen e tij. Mesditen e djeshme, Loni Koco, ka hyre ne banesen e tij, nje apartament qe ndodhet ne katin e katert te nje pallati ne lagjen "Skender Libohova" te qytetit. Ndersa ka ndezur soben e gatimit, e cila ndodhej ne aneks dhe funksiononte me gaz, ka degjuar nje shperthim te fuqishem dhe eshte perballur me flaket e nje zjarri te madh. Menjehere 23-vjecari ka dale ne ballkonin e shtepise dhe eshte hedhur prej andej duke mos marre parasysh lartesine. Fatmiresisht ai ka rene ne tarracen e nje ndertese prane pallatit te tij. I riu ka marre vetem pak fraktura ne kembe, ndersa ka pesuar traume pas kesaj ngjarje dhe veprimi qe kreu. Kane qene fqinjet ata qe kane dhene ndihmen e pare dhe kane njoftuar policine dhe zjarrfikesit. Nje mjet zjarrfikes i eshte drejtuar baneses se perfshire nga flaket dhe ka mundur qe te vere nen kontroll zjarrin pas disa minutash. Ndersa fqinjet baneses se Kocos, jane perpjekur per lokalizimin e flakeve dhe mosperhapjen e tyre ne shtepite prane. Demet ne banesen e perfshire nga zjarri jane te konsiderueshme. Policia qe ka nisur hetimet lidhur mbi shkaqet e zjarrit ka thene se, ai eshte shkaktuar nga rrjedhja e bomboles se gazit. Sipas policise, rrjedhja e gazit ka nisur pak ore para se Loni Koco te shkonte ne banese dhe ne momentin qe ky i ka vene shkrepesen, bombola ka shperthyer. Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›