E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, mazhoranca dhe opozita, qëndrime të kundërta



Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për sa i përket procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar për monitorimin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore u informuan dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me ecurinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Pas marrjes së informacionit, ata ndanë qëndrime të kundërta. “Opozita evidenton shkeljet që ka procesi, duke filluar nga mosrespektimi i kontratës koncensionare, gjë që ka sjellë mosshtrirjen e tij në gjithë territorin e vendit dhe si pasojë një numër shumë të ulët të shtetasve shqiptarë të pajisur me karta”, - tha Klosi. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, tha se procesi po ecën në mënyrë korrekte. “Çdo gjë është e përllogaritur në bazë të një grafiku. Edhe ata që nuk kanë pasaportë, do të jenë të pajisur me karta para datës së zgjedhjeve. I bëjmë thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese me të gjithë në këtë proces dhe të heqë dorë nga disa kërkesa”, - tha Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›