Zogaj: Mbështetje qeverisë për kohën e aplikimit
deputet i PD-së, përgënjështroi dje në një prononcim për ATSH-në atë që ai e quajti paraqitje spekulative dhe të kërkuar nga disa media të reagimeve të tij në lidhje me diskutimet per kohën e paraqitjes se kërkeses nga qeveria shqiptare për statusin e vendit kandidat në BE.
“Është e trishtueshme dhe e papranueshme, theksoi Zogaj, që për një çeshtje kaq të rëndësishme dhe ndërpartiake siç është ajo e aplikimit për statusin disa media të opozitës apo afër saj të përdorin teknikën e veçimit, montimit dhe interpretimit subjektiv të shprehjeve për të fabrikuar pozicione politike dhe “ kundërvënie” që nuk përkojnë me të vërtetën”.
Duke nënvizuar qasjen sejoze dhe aspak propagadistike te qeverisë Berisha dhe shumicës parlamentare në lidhje me aplikimin për statusin, pra duke pohuar faktin se aplikimi për aplikim nuk është qëllimi ynë, Zogaj nënvzoi se “rrezoluta konsensuale e Kuvendit të Shqipërisë, përgatitur në Komisionin e Jashtëm tnë muajin janar të këtij vitit, nxit dhe inkurajon qeverinë të ndërmarrë aktin e aplikimit duke ia lënë asaj në dorë përcaktimin e dates, në konsultim me partnerët tanë europianë. Kryetari i Komisionit të Jashtëm, që ka bashkautorësinë e Rrezulotës në fjalë, nuk mund të ketë një qëndrim tjetër dhe nuk mendon se qeveria duhet të presë”.
“Në të kundërtën, shtoi Zogaj, me bindjen se Shqipëria i ka përmbushur standartet e aplikimit dhe po synon nepërmjet reformave në zbatim finalizimin e procesit të integrimit në BE, unë, bashkë me kolegët deputetë dhe opinionin e gjerë europianist në Shëqipëri, do të mbështesja dhe duatrokisja aplikmin brënda këtij gjashtëmujori”.