E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, mazhorance-opozite, debat per tenderin dhe afatin e prodhimit

Pozita dhe opozita debatuan serish dje per vonesat ne prodhimin e kartave te identitetit. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi qeverine se nuk po mban premtimet per realizimin e kartave te identitetit brenda vitit 2008. Sipas Balles, nuk eshte e mundur qe ato te prodhohen, kur nuk ka nisur asnje proces. Por zv/kryeministri Gazmend Oketa u kunderpergjigj se tashme tenderi nderkombetar per prodhimin e kartave te identitetit per shqiptaret eshte hapur. "Per realizimin e kartave te identitetit, qe eshte nje nga projektet me te rendesishme te qeverise, eshte shpallur tenderi nderkombetar, i publikuar ne nje nga mediat me prestigjioze", tha Oketa. Por, sipas deputetit Balla, qeveria nuk ka mundesi t'i pajise me karta identiteti shqiptaret para zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Replikat vijuan ne Kuvend, e Oketa premtoi realizimin e kartave brenda vitit te ardhshem. Ne nje kohe qe shtoi se kompanite e interesuara per oferten e hapur nga vendi yne per prodhimin e kartave jane nder me prestigjiozet ne fushen e prodhimit te tyre. Oketa kundershtoi dhe kritikat per prodhimin e certifikatave nga opozita. "Flisni kot se certifikatat perdoren me se miri dhe nuk eshte ankuar asnje, as kryetari i Bashkise se Tiranes", ironizoi numri dy i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›