"Problemet sociale po marrin jete njerezish"
Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise eshte njohur dy dite me pare me ngjarjen tragjike te ndodhur ne fshatin Lure, te rrethit te Dibres, ku dy adoleshente kane qene viktimat e radhes te vrasjeve brenda familjes. Burime nga selia roze bejne te ditur per mediat se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu keqardhjen e thelle per tragjedine. Ne njoftimin per shtyp te PS, thuhet se "kjo situate e rende e muajve te fundit duket se po perkeqesohet si pasoje e shtimit te numrit te krimeve dhe vetevrasjeve ne familjet shqiptare. Kryetari i PS ndjehet teper i shqetesuar per mungesen e vemendjes nga ana e Qeverise shqiptare perkundrejt ketyre probleme alarmante sociale, qe dita-dites jane duke marre jete njerezish". Njoftimi per shtyp eshte mbyllur me shprehjen e vendosmerise se PS dhe kryetarit Rama qe permes politikes se re dhe programit te ri qeverises, te krijoje komunitete te sigurta, te adresoje problemet sociale dhe te ndertoje bazat e nevojshme per te pasur individe te edukuar dhe te emancipuar, ne cdo fshat e qytet te Shqiperise.