E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me prene ne bese te djali i vetem"

Flet Xheladin Xhocaj, babai i 19-vjecarit te vrare. "Nuk kishte asgje mes tyre, ishim gati te benim bene. Ishte djali i vetem, pas 5 vajzave, s'ma kthen dot me asgje".
Ne banesen e Xheladin Gjocit, babait te Granitit te vrare nje dite me pare, situata eshte e paperballueshme per nje njeri normal. Kuja e grave, por edhe e burrave mbi koken e 19-vjecarit te sharruar nga plumbat e vellezerve Buci, ka kapur trajten e piskames, qe duket se do te caje qiellin. Urrejtja ka mberritur kulmin, por shume njerez te mencur te zones mundohen te permbajne shperthimin e familjareve te 19- vjecarit, djale i vetem pas 6 motrave. Me gjithe dhimbjen e madhe, zakoni i mikpritjes zbatohet me perpikmeri. Njeri prej burrave te fisit te "prin" per ne oden e burrave, ku edhe te japin lengun e zi te kafese, pa asnje gram sheqer. Nje rit ky i hershem ne Lure, ndoshta per te percjelle hidherimin e madh per ngjarjen e rende. Brenda dhomes vetem heshtje dhe asnje nje fjale e pakujdesshme. Per fisin Gjoci ngjarja eshte e paprecedent dhe pa asnje shkak. Babai i 19-vjecarit te vrare sforcohet per te shprehur dhimbjen per humbjen e mashkullit te vetem te familjes, pas 5 vajzave.
Cfare mund te thoni rreth ngjarjes?
Di te them se me shkaterroi totalisht. Me humbi djali i vetem qe kisha pas 5 vajzave. Per mua dhe familjen time cdo gje ka marre fund. Shteti le te beje cfare te doje. E vleresoj angazhimin e tyre, por djali im nuk mund te kthehet me.
Kur i ka pasur fillesat kjo ngjarje?
Rreth nje vit e gjysme me pare. Ishte babai i vrasesve, Ferit Buci, qe ka ardhur dhe me ka takuar, duke me thene se djali im, Graniti, shkonte me vajzen e tij, Nazifen. Une jam ndjere i befasuar nga kjo per shume arsye. Fillimisht, i kam thene se kjo ishte e pamundur se mes nesh ka lidhje te aferta gjaku. Ne jemi nipa ne nje vend, te fisi Hoti ne Lure. Se dyti, ne jemi fqinje, qe gjithnje kemi pasur marredhenie te mira mes nesh, dhe se treti djali im ishte 19 vjec, pra rreth kater vite me i vogel sesa Nazifja. Megjithate, une nuk e lashe me kaq, por shkova dhe shtrengova djalin per te me treguar te verteten. Ai kembenguli me force se nuk kishte asgje mes tyre dhe komunikimet ishin te natyrshme mes kusherinjve dhe fqinjeve ne nje fshat, ku ka shume pak banore. Te gjitha keto ja njoftova Ferit Bucit, i cili duket se e pranoi ne nje fare mase kete version dhe me pas situata u qetesua. Nderkohe, une porosita djalin qe te mos shoqerohej me ate vajze, edhe pse kisha nje respekt te vecante per te, si nje vajze e rregullt, e urte dhe e respektueshme, pasi mund te lindnin keqkuptime te padrejta, edhe pse mes tyre nuk kishte asgje te dyshimte.
Kur rinisi konflikti mes dy familjeve te juaja?
Nuk e di mire se kush e nxiti kete pune, por kam degjuar se familja Buci e kishte rinisur debatin rreth kesaj teme. Ne keto kushte, per te shmangur cdo lloj problemi, djali u largua nga Lura per ne Greqi, nderkohe qe une do te mundohesha te shuaja sherrin mes nesh. Por, fatkeqesisht, djali im u kap ne Greqi, me 17 nentor dhe u mbajt per 12 dite ne qelite e grekut. Me 29 nentor, ai u soll ne kufi, dhe erdhi ne Lure. Duke qene se familja Buci po kembengulte ne akuzat e tij, une kam bere nje marreveshje me ta, per t'i bere bene tradicionale, ne baze te Kanunit, per ta siguruar ate se mes tyre nuk kishte asgje te qene. Pak dite me pare kemi rene ne konsensus, qe une me grupin tim ta benim bene me daten 6 dhjetor pra diten e sotme (dje-shen.red). Kushti ishte qe perderisa ne si familje dhe farefis te benim bene, askush nuk kishte te drejte te precipitonte konfliktin.
Po pse ndodhi vrasja ne keto kushte?
Nuk e kuptoj. Jam prere ne bese. Une ne mengjes heret jam nisur per ne Tirane, per te marre hoxhen e fshatit tone, pasi ne baze te rregullave, kur behet beja, duhet ai duhet te jete prezent medoemos. Kam qene ne te dale te Rreshenit, per ne drejtim te Tiranes, kur kam marre nje telefonate qe duhej te kthehesha mbrapsht ne cast. Kam parandier nje situate te rende, por nuk e mendoja se do te ndodhte keshtu, pasi deri me daten 6, pra sot, isha i sigurt ne bese. Kam marre nje fuoristrade taksi per te me cuar nga Rresheni ne drejtim te Lures. Kam pare tmerr me sy. Djali ishte grire me bresheri automatiku, ne dore, koke, gjoks e kudo.
Cfare mendoni se do te ndodhe pas kesaj?
Nuk e di, nuk mund te them asgje. Shteti le te beje punen e tij, por djali nuk me kthehet me.
Bisedoi: Aleksander Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›