E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: Vitin e ardhshem, kontroll ndarjes se tokes

Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, premtoi dje nga foltorja e Kuvendit se institucioni qe ai drejton do te mund te kontrolloje hap pas hapi zbatimin e ligjit 7501, vetem ne fillim te vitit te ardhshem. Duke iu pergjigjur pyetjeve te deputetit socialist, Ndricim Hysa, per reformen ne pronesi dhe premtimet e qeverise, Gjana e perjashtoi veten nga e drejta e mundesia per te nderhyre ne ndarjet e tokes. Sipas tij, ministria e tij ka pasur tagrin te monitoroje, por jo te nderhyje, apo ndikoje ne procesin e ndarjes se tokes. Duke lene te kuptohet keshtu abuzime te bera ne emer te ligjit 7501 per ndarjen e tokes bujqesore. "Komisioneve te caktuara per implementimin iu dhane te gjitha kompetencat, prandaj nuk mund te influencohet ne procesin e ndarjes se tokes", tha ministri. Gjana informoi se deri me sot, ne baze te ketij ligji, jane ndare 563 mije hektare toke nga komisioni i tokes. Por, socialisti Hysa akuzoi se qeveria nuk po realizon asnje nga premtimet e bera per reformen ne pronesi dhe zbatimin e ligjit 7501. "Qeveria po ben hapa pas ne menaxhimin e tokes. Fermeri eshte shume i renduar sot nga keto politika bujqesore qe ju perdorni. Problemet ne bujqesi nuk numerohen dhe nuk po behet aspak reforma ne administrimin e tokes", akuzoi Hysa. Sipas tij, qeveria deshtoi ne kete reforme. Ne seancen e djeshme, ishin per votim dhe amendamentet e deputetit republikan, Arian Madhi, per ndryshimin e ligjit te pronave. Por seanca u shty per javen e ardhshme, duke qene se deputeti nuk ndodhej ne salle dhe ende ka perplasje mes forcave politike per votimin apo jo te tyre. Madhi kerkon shfuqizimin e ligjit 7501 "Per Token" si dhe shtyrjen e afatit te depozitimit te dokumentacioneve per njohjen e kompensimin e pronave deri me 31 dhjetor 2008.
R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›