E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Shteti te marre token e ndare me '90

Rozeta Rapushi
Ndarja e tokes, qe eshte bere sipas ligjit 7501, si dhe ligjit per "Fermat bujqesore", do te hetohet. Menjehere pas deklarates se Presidentit Bamir Topi se pronat po vidhen, Partia Republikane do te kerkoje hetim te hollesishem te ndarjes se pronave ne baze te ketyre dy ligjeve. Po keshtu, do kerkohet qe toka e marre ne menyre abuzive t'i kthehet shtetit dhe te sherbeje per kthimin fizik te pronave, pronareve te ligjshem. Zevendesministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Aleksander Garuli tha, per gazeten "Koha Jone", se ne kushtet e renda te abuzimit me tokat dhe bazuar ne qendrimin e PR-se per kthimin e kompensimin, do kerkohet ngritja e grupeve hetimore per zbatimin e ligjeve e ndarjen e tokave. "Abuzime te medha jane bere me shperndarjen e pronave ne baze te ketyre dy ligjeve. E kjo vertetohet edhe nga shifrat. Me ligjin per "Fermat bujqesore", duhet te ishin ndare vetem 110 mije ha toke, ne nje kohe qe jane dhene 150000 ha", tha Garuli. Sipas tij, diferenca, pra 40000 ha toke, jane shperndare pa te drejte, duke shkelur ligjin. Kjo siperfaqe toke, sipas zv/ministrit te Mjedisit, duhet te rimerret nga dora e abuzuesve dhe t'u shperndahet pronareve. "Ne te kundert, shteti nuk do te mund t'i kompensoje kurre pronaret. Me 5 milione dollare ne vit eshte e pamundur. Pjesa me e madhe duhet te kompensohen me toke", tha Garuli.
Kerkesa per hetim e verifikim do te behet ne qeveri. Republikani permendi se grupet e hetimit, qe do te merren me verifikimin e ndarjes se tokave, duhet te perbehen me eksperte nga qeveria si dhe pushteti gjyqesor. Ne menyre qe te verifikohet se si eshte ndare cdo meter toke, bazuar ne dy ligjet, e permendur shume si abuzive. Republikanet ristartuan qendrimin e tyre te ashper, menjehere pasi Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pohoi abuzimet e medha qe po behen me pronat ne vend, duke etiketuar si problematik, ne vecanti ligjin 7501 "Per Token". Garuli u shpreh se per ceshtjen e pronave, forcat politike po bashkohen ne nje qendrim te vetem, zgjidhjen perfundimtare dhe ndalimin e abuzimeve me pronen. Por, deri me sot, nuk eshte kaluar ne veprim. Kreret e forcave politike, se fundmi dhe Presidenti, jane mjaftuar me evidentimin e problemeve, pranimin se abuzime te medha po behen me tokat dhe se zyrtare te veshur me pushtet fshihen pas ketyre abuzimeve.
Hetimi
Te gjithe ata qe kane marre ne menyre abuzime toka ne baze te ligjit 7501, apo ligjit per "Fermat bujqesore", shume shpejt toka e "vjedhur" mund t'u merret. PR do te kerkoje hetim per menyren e shperndarjes se pronave ne baze te ketyre dy ligjeve, si dhe marrje te siperfaqeve qe jane perfituar ne menyre abuzive nga persona te ndryshem, per t'i perdorur per kompensimin fizik te pronareve.
Abuzimet
Zv/ministri i Mjedisit, Aleksander Garuli, tha dje se nga 110 mije ha toke, qe duhet te shperndahej sipas ligjit per "Fermat bujqesore", jane dhene 150 mije ha. Me nje perllogaritje te thjeshte, rezulton se 40 mije ha jane marre padrejtesisht nga persona ne emer te ligjit. Siperfaqe kjo qe, sipas Garulit, duhet ta rimarr shteti per ta perdorur per kompensimin fizik te pronareve.
Sulmi
Gjithnje e me shume nga forcat politike, qeveria por edhe Presidenti po pranohet se prona ne Shqiperi vidhet. Zeri me i fundit ishte ai i Presidentit Bamir Topi, i cili akuzoi se toka vidhet nga njerez te veshur me pushtet, nepunes te administrates apo zyrtare te pushtetit vendor. Topi kerkoi hartimin e planeve konkrete nga ekspertet per frenimin e abuzimeve dhe gjetjen e menyrave per kompensimin e pronareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›