Vlorë, studentët 580 milionë lekë borxh universitetit
30/04/2009 Rektorati, 2 javë kohë debitorëve
VLORE- Rreth 2085 studentë, prej të cilëve 1468 të sistemit të ditës dhe 617 të parte time, janë debitor të universitetit “Ismail Qemali” me një shumë marramendëse prej 58.285.000 lek të rinj. Debiti është shkaktuar nga mospagesat e tarifave të studimit në degë e sisteme të ndryshme, madje edhe në vite. Rektori i universitetit “Ismail Qemali”, Tanush Shaska, duke folur për gazetën deklaroi se janë në total rreth 58 milionë lekë të rinj, që janë para të pamarra nga studentët e degëve të ndryshme, që nuk kanë paguar taksat. Shaska saktësoi se në bazë të ligjit, këta student do të përjashtohen në momentin që nuk paguajnë. Brenda dy javësh detyrimin që i kanë universitetit, dhe s’do të kenë të drejtë të futen në provime, apo ato s’do t’iu quhen në mesataren e llogaritur në rast se nuk shlyejnë të gjitha detyrimet. Sipas Shaskës, janë lënë dhe dy javë kohë që studentët të shlyejnë të gjitha detyrimet, në të kundërt do të humbasin të drejtën e studimit në UV, deri në finalizimin e të gjitha pagesave të prapambetura.