E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, për një javë 36 mijë kuponë

 

Një jave pas nisjes së procesit të pajisjes me karta identiteti, në Tiranë janë shitur rreth 36 mijë kuponë. Të dhënat vijnë nga Drejtoria e Postës Shqiptare. Edhe në fundjavë ka pasur qytetarë të interesuar, numri i të cilëve ka arritur në rreth një mijë. “Gjendja është normalizuar ndërkohë që furnizimi me kuponë bëhet çdo ditë. Kjo për të bërë të mundur, që qytetarët të pajisen me letërnjoftimin e ri brenda afateve të caktuara”, u shpreh dje drejtoresha e Postes Shqiptare për Tiranën, Pranvera Lalaj. Por ndërsa fluksi është ulur disi në zyrat e postës e minibashkive ku realizohet faza e dytë e aplikimit për kartat, radhët vazhdojnë. Qytetarët presin me orë të tëra, për të përfunduar në kohë procedurën në kohë, duke u shpëtuar kështu sanksioneve që parashikon qeveria. Në rast se shkelin afatet nëpunësit e administratës rrezikojnë tërheqjen e pagave, ndërsa pensionistët pensionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›