Rezidenca qeveritare, banorët: Ka zaptuar tokat tona
Pronarët e truallit të zonës pranë rezidencave qeveritare në Vlorë kanë protestuar sot në Tiranë, përpara drejtorisë së shërbimeve qeveritare. Banorët pretendojnë se pronësinë e këtyre tokave, madje kanë dhe leje ndërtimi për objektet.
VLORE- Pronarët e truallit të zonës pranë rezidencave qeveritare në Vlorë kanë protestuar sot në Tiranë, përpara drejtorisë së shërbimeve qeveritare. Prej afro një viti, një sipërfaqe prej rreth 1.5 ha është shndërruar në mollë sherri, mes një grupi banorësh që pretendojnë pronesinë, madje kanë dhe leje ndërtimi për këto objekte në këtë zonë, dhe Gardës së Republikës e cila pretendon se kjo sipërfaqe toke është brenda hapsirave të rezidencave qeveritare në Vlore. Ata kanë takuar në Tiranë, drejtues të drejtorisë së shërbimeve qeveritare, por prej tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Forcat e Gardës së Republikës, rreth një vit më parë nxorrën forcërisht nga këto hapsira banorët, ndërsa këta të fundit paraqesin dokumenta që u jep të drejtën e pronësisë që nga viti 1917 si dhe leje për ndërtimin e tre objekteve të fituara që prej vitit 1999. (e.n/news24/balkanweb)