Kartat, skenarët e zgjidhjes së krizës
Çështja e kartave të identitetit u bë dje objekt replikash midis Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme. Në orët e paradites sekretari për çështjet elektorale në selinë rozë, Kastriot Islami, doli në një konferencë shtypi për të ripërsëritur kërkesat e parashtruara në një letër zyrtare drejtuar ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Në një letër të firmosur nga Ferdinand Poni, ministria iu përgjigj opozitës vetëm pak orë më pas. Në të jepen shifrat se sa ka shkuar numri i saktë i aplikimeve, sa është numri i aplikantëve pa pasaportë. Ministria tërhoqi vëmendjen se PS ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e shtetasve që i ka dërguar ky institucion. Në reagimin e PS, përmes Islamit vihej theksi te pakënaqësia për mungesën e seriozitetit që tregoi Ministria e Brendshme. Islami përsëriti të njëjtat kërkesa për Nishanin dhe rikonfirmoi vendosmërinë e PS për të mos lejuar që procesi zgjedhor të manipulohet përmes kartave të identitetit.
Ministria
Ministria e Brendshme i është përgjigjur letrës së dërguar nga Partia Socialiste, për kartat e identitetit. Zëvendësministri i Brendshëm, Poni, i ktheu përgjigje zyrtare PS-së. "Deri më datën 26 maj kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike 1 milion e 100 mijë shtetas, ku rreth 450 mijë prej tyre i takojnë grupit të qytetarëve pa pasaportë. Nga disa testime të bëra në terren rezulton se 160 mijë deri në 260 mijë shtetas nga grupi i personave që nuk zotërojnë pasaportë, janë jashtë Shqipërisë, fakt të cilin e kanë pranuar edhe përfaqësues të Partisë Socialiste", shkruan Poni në letrën e tij. Ministria e Brendshme i ka dërguar dje Partisë Socialiste së bashku me letrën, listën emërore të të gjithë votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende për letërnjoftime elektronike. Zv/ministri shkruan se "ju shprehim shqetësimin tonë në lidhje me përdorimin e jashtëligjshëm nga ana juaj të të dhënave personale të shtetasve që ne ju kemi dërguar deri tani. Kemi konstatuar se ju këto të dhëna i keni shpërndarë te persona të paautorizuar dhe duke i përdorur publikisht, çka dhunon kështu mbrojtjen e të dhënave dhe legjislacionin përkatës".
Socialistët
Pak orë pasi Ministria e Brendshme në emër të zv/ministrit Ferdinand Poni dërgoi një letër në adresë të selisë rozë, sekretari për çështjet zgjedhore në këtë parti, Kastriot Islami, dha vlerësimin mbi të. Ai e konsideroi jo serioze faktin që letra nuk mban firmën e Nishanit. Sipas tij, informacioni është i paplotë dhe i pasaktë, ndërsa nga tri kërkesat e PS është plotësuar vetëm një. Islami hodhi hije dyshimi mbi deklarimin e ministrisë se numri i shtetasve pa pasaportë është 730 mijë votues ndaj dhënia e informacionit do të nxirrte në dritë të vërtetën. "Ripërsëris se, së pari kërkojmë listën e votuesve me pasaportë duke ritheksuar si të paargumentuar arsyetimin e datës 19 maj për mbrojtjen e të dhënave personale. Është kërkuar vetëm lista e votuesve pa pasaportë pa asnjë të dhënë personale tjetër shoqëruese. Ky insistim i lë vend dyshimit për manipulim me shifrën prej 730 mijë votues pa pasaportë", tha Islami. Ai kërkoi sërish nga kjo ministri të japë informacion për listën e votuesve me pasaportë, dokument që duhet të jepet me përgjegjësi zyrtare dhe i saktë.
Fier
Sërish probleme me
kartat e identitetit
Vijojnë problemet me procesin e pajisjes me kartat e identitetit. Në Fier deri më tani, vetëm 50% e shtetasve që nuk kanë pasaportë kanë mundur të aplikojnë për letërnjoftimet e reja. Sipas përgjegjëses së gjendjes civile, Lumturi Moçka, mësohet se deri tani kanë aplikuar 20096 shtetas nga të cilët vetëm 4971 janë shtetas që nuk kanë pasaportë. Ndërkohë, në Korçë banorët ankohen për parregullsi dhe zvarritje në shumë zona. Një numër i madh banorësh në Juglindje të vendit kanë ngritur pretendime se ju është refuzuar aplikimi, dërgohen në fshatra të largëta dhe për më tepër konstatohen raste të dhënies së kuponëve falas kundrejt një vote për të djathtën. Kështu, banorë të ardhur nga komunat Pirg, Vreshtas dhe Liqenas kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të OSBE-së, duke drejtuar ankesat dhe pretendimet e tyre se po kryhen parregullsi. Ndërkohë, në Vlorë, në Komunën Sevaster ka pasur vonesa në aplikime, për shkak të problemeve shëndetësore të operatorit të vetëm të kësaj zone.
Kartat? Tre skenarët teorikë
të zgjidhjes së ngërçit
Ndër opsionet, shtyrja e zgjedhjeve ose dokument tjetër
Një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nuk dihet ende me siguri nëse të gjithë shqiptarët që figurojnë në listat e votuesve do mund të shprehin vullnetin e tyre. Pajisja ose jo me kartat e identitetit vazhdon të jetë në qendër të debateve politike. Kampet kanë filluar të mendojnë seriozisht se çfarë mund të ndodhë në rast se nuk do bëhet pajisja e plotë e 730 mijë shtetasve pa pasaportë, me letërnjoftime. Përtej lojës së shifrave dalin në qarkullim skenarët teorikë të zgjidhjes së këtij ngërçi.
Skenari 1
Zgjidhja e parë përmban opsionin më pozitiv ku parashikohet që Ministria e Brendshme do të arrijë të shpërndajë letërnjoftimet për pjesën e mbetur të shtetasve pa pasaportë dhe që janë në moshën e votimit. Zyrtarisht është deklaruar se deri më 26 maj, nga kjo kategori, kanë aplikuar 450 mijë shtetas nga totali që figuron prej 730 mijë. Në llogaritjet që bën ministria "nxirren skarco" nga ky grup, 160000 deri në 260000 shtetas që janë identifikuar në emigracion. Për pjesën e mbetur, ministria garanton se do të jetë e aftë të bëjë shpërndarjen e kartave brenda datës 14 qershor 2009. Nëse qeveria do të mund të realizojë këtë premtim, atëherë çdo gjë mund të vazhdojë normalisht dhe zgjedhjet do të mbahen më 28 qershor. Një zgjidhje e tillë, gjithsesi është e vështirë të ndodhë pasi opozita ka rezervat e saj sa i takon personave të identifikuar pa pasaportë dhe që ndodhen në emigracion. Shifrat që paraqet ministria mendohet se janë të ekzagjeruara për këtë kategori. Në një rast të tillë, dokumenti i votimit do të jetë pasaporta ose karta e identitetit.
Skenari 2
Zgjidhja e dytë që mund të aplikohet për ngërçin e krijuar parashikon që pak para zgjedhjeve të pranohet publikisht se nuk mund të pajisen të gjithë shtetasit pa pasaportë me letërnjoftimet elektronike. Përveç se do të shkaktonte uljen e krediteve të qeverisë për shkak të mosmbajtjes së një premtimi dhe angazhimi publik, diçka e tillë do të cenojë mbarëvajtjen e procesit. Teksa një numër i caktuar zgjedhësish do mbeteshin pa dokument identifikimi për votim, kjo do të çonte në shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Duke i qëndruar strikt asaj çka sanksionohet në Kodin Elektoral, se për të votuar një shtetas duhet të ketë pasaportë për udhëtim jashtë vendit ose letërnjoftim elektronik. Sipas kësaj skeme, do duhet të shkelej ligji për të caktuar një datë tjetër zgjedhjesh, kur dhe kartat e identitetit për këtë kategori të jenë garantuar. Momenti më i përshtatshëm për datën e zgjedhjeve do të ishte vjeshta e këtij viti.
Skenari 3
Nëse i përmbahemi deklarimeve publike të partive politike se nuk do të pranohet asnjë shtyrje zgjedhjesh do duhet të mendohet një tjetër skenar zgjidhjeje. Në këtë rast do të kërkohej që në muajin e mbetur të negociohet mes palëve për të gjetur një zgjidhje që nënkupton vendosjen e një tjetër dokumenti votimi përveç pasaportës dhe kartës së identitetit. Burimet sqarojnë se nëse do të duhet të kalohet në këtë skemë atëherë ajo do të jetë funksionale vetëm për ata shtetas që bëjnë pjesë në grupin prej 730 mijë shtetasish pa pasaportë dhe që nuk i kanë marrë ende kartat. Thënë ndryshe, të drejtën e votimit me një tjetër dokument do ta kenë ata që nuk disponojnë pasaportën dhe as kartën, por që duan të votojnë. Sanksionimi i një elementi të tillë mund të bëhej përmes një amendimi në Kodin Zgjedhor apo përmes një dispozite kalimtare që mund t‘i bëhet ligjit. Kjo do të kërkonte mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e këtij ndryshimi. Nëse do të zgjidhej shembulli i vitit 2007 me certifikatat e posaçme për votim do duhej të llogaritej edhe koha për prodhimin dhe shpërndarjen e këtyre dokumenteve speciale.