Privatizimi i OSSH, gjysma e parave shkon për Durrës-Kukës
Të paktën gjysma e të ardhurave nga privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, do të shkojnë për financimin e rrugës Durrës-Kukës, veçanërisht për Rrëshen-Kalimash. Shifra e ofruar nga CEZ për 76 për qind të aksioneve është 102 milionë euro dhe 50 për qind e saj do të shkojnë për investime. Ministria e Financave e ka të qartë formën e përdorimit, pasi është e sanksionuar në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2009, por është duke vlerësuar një tjetër variant, pa cenuar deficitin buxhetor. Rruga Rrëshen-Kalimash, rreth 60 kilometra e gjatë dhe me dy tunele 6 kilometra, përbën veprën më të madhe infrastrukturore, që merr nga buxheti i shtetit mesatarisht çdo muaj 25 milionë dollarë. Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga mbyllja e punimeve, qeveria kërkon të dëshmojë garancinë e fondeve për rrugët, duke përdorur mjetet më të mundshme që ia lejon ligji. Të ardhurat e privatizimeve përdoren 50 me 50 për investime dhe shlyerje borxhesh, ndërsa kësaj here, qeveria do të vlerësojë ndikimin e krizës financiare në vend për ta përmbysur raportin.
Ndarja
Është parashikuar që rruga Durrës-Kukës do të marrë gati 51 milionë euro nga fondi i krijuar falë shitjes së OSSH-së, kontrata e së cilës mbyllet në fillim të muajit qershor, mes qeverisë dhe CEZ. Gjysma tjetër e të ardhurës nga privatizimi do të shkojë për uljen e borxhit, por Financat vlerësojnë që të gjithë shumën ta dërgojnë për rrugën, pa cenuar deficitin buxhetor, i cili për vitin 2009 duhet të jetë brenda kufirit 4.2 për qind. Ndërkaq, kostoja totale e rrugës vazhdon të mbetet ende e paqartë, ndërsa Ministria e Transporteve pretendon se nuk do ta kalojë nivelin e 720 milionë eurove, rreth 300 milionë më tepër se kostoja e vendosur në kontratën e firmosur mes "Bechtel&Enka" dhe qeverisë për ndërtimin e Rrëshen-Kalimash.
Kategoritë
Një tjetër problem për qeverinë, sidomos për Ministrinë e Financave, është ndarja e fundit 102 milionë euro, pasi në ligj thuhet se 10 për qind e saj do të shkojë për ish-pronarët dhe për të dënuarit politikë. Duke parë situatën financiare ku ndodhet vendi, me mungesa likuiditetesh, rënie ekspertesh dhe të ardhurash, qeveria ka gjasa që të gjithë fondin e privatizimit ta dërgojë për rrugën, duke ia bërë më të lehtë pagesën e detyrimit që ka ndaj bankave për kredinë 250 milionë euro. Interesi i kësaj huaje vlerësohet i lartë dhe se 102 milionët e CEZ, do t‘i nevojiteshin patjetër qeverisë. Vetë ministria parashikon që të krijojë rreth 300 milionë euro të ardhura nga privatizimet, por dështimi i shitjes së INSIG, nga ku do të siguroheshin gati 50 milionë dollarë, ia kanë zbehur entuziazmin.
Komisioni do të vijojë monitorimin e CEZ
Autoriteti i Konkurrencës
autorizon privatizimin e OSSH
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 15.05.2009 ka miratuar autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet transaksionit të shitblerjes së 76 për qind të aksioneve të OSSH-së nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës te shoqëria CEZ. Anëtarët e komisionit kanë pasur kohë plot dy muaj për të marrë një vendim të drejtë, që gjithsesi nuk ka qenë i vështirë për t‘u arritur. Mësohet nga Autoriteti i Konkurrencës se, transaksioni i blerjes së 76 për qind të aksioneve të shoqërisë OSSH-së nga shoqëria CEZ është realizuar nëpërmjet "Marrëveshjes për blerje aksionesh" e datës 11 mars 2009, nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (METE) dhe kompania çeke. Marrëveshja e datës 11 mars 2009 e përqendrimit të synuar është miratuar nga Kuvendi më datë 23 prill 2009. Transaksioni i njoftuar paraqitet si përftim kontrolli i drejtpërdrejtë, ku OSSH-ja do të kontrollohet nga aksioneri mazhoritar CEZ si zotërues i 76 për qind të kapitalit aksioner me të drejtë vote. Në këtë pikë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, si përfaqësues i shtetit shqiptar do të zotërojë 24 për qind të aksioneve. "Tregu i shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike është një treg i rregulluar nën mbikëqyrjen e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, i cili ka kompetencë të miratojë tarifat dhe metodologjitë e llogaritjes së çmimit për konsumatorët finalë", citon zyrtarisht Autoriteti i Konkurrencës. Megjithatë, Komisioni i AK-së do të monitorojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme tregun e energjisë elektrike në vend.