E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartelet e transportit urban në Tiranë dhe mjerimi i linjës Kombinat-Kinostudio!

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Z.Edi Rama së fundi janë kujtuar të investojnë në linjat e transportit urban vetëm në zonën e Unazës, duke vendosur 30 autobusa të rinj posaçërisht për këtë zonë e cila po të inspektohet siç duhet, gjë që Bashkia e Tiranës s’e bën, nuk ka nevojë për një investim me autobusa në numër të tillë mëqënëse nuk paraqet situatë alarmante si nga mbipopullimi i autobusëve, por edhe nga gjendja e tyre. Mesa duket, Bashkia e Tiranës e ka bërë rrugë që edhe ato pak investime që bën t’i realizoj atje ku s’duhet dhe të mos investoj aty ku është nevoja dhe domosdoshmëria .Në këtë mënyrë Z. Edi Rama le në mëshirë të fatit një nga linjat kryesore dhe më të ngarkuara të Tiranës siç është ajo e linjës urbane të transportit Kombinat-Kinostudio.Aktualisht në këtë linjë funksionojnë autobusat e dhuruara nga shteti italian në vitin 1994 ,me datë prodhimi vitin 1950.Sot gjëndja e këtyre autobusëve është katastrofike dhe alarmante jo vetëm si pasojë e mbipopullim që ndodh në to ,por edhe si pasojë e kushteve jo humane dhe makabre që ofrojnë autobusat e kësaj linje si mungesa e xhamave ,dysheme të hapura dhe aromat e pakëndshme .Lagja e Kombinatit dhe e Kinostudios janë lagjet më të mbipopulluara të Tiranës dhe rrjedhimisht kjo linjë e transportit urban bëhet jashtëzakonisht e mbipopulluar .ç’do ditë qytetarët që frekuentojnë këtë linjë përveçse i duhet të durojnë mbipopullimin,nga ana tjetër i duhet të durojnë edhe kushtet mizore në cilën ndodhen këto autobusa të amortizuar.Njerëz që ngjeshen me njëri tjetrin duke u zvarritur nëpër dyer dhe dritare si hardhuca, kjo eshtë panorama që pasqyron kjo linjë e transportit urban që të bën të kthehesh mbrapa në kohë ,konkretisht në Gjermaninë Naziste ,e cila ngjason me linjat e transportit të hebrenjve nëpër kampe përqendrimi. Autobusat e kësaj linje janë aq të stërmbushur dhe aq jashtë komoditetit njerëzor saqë qytetarët e Tiranës që e frekuentojnë atë meritojnë të marrim çmimin “Guinness” për udhëtimet që bëjnë në mizerje dhe në kushte johigjienike. Të udhëtosh me këta autobusa ,që vetëm emri i ka mbetur i tillë është një “ferr i vërtet,saqë edhe Dante Aligeri do të ishte menduar dy herë në qofte se do të merrte nje mjet të këtij lloji në udhëtimin e tij imagjinar. I bëj thirrje Z.Edi Ramës të vij të bëjë një xhiro me këta autobusa për të parë se çfarë torture të përditshme heqin qytetarët në këtë linjë. Problemet që sjell mbipopullimi i autobusëve të linjës Kombinat-Kinostudio nuk ka të sosur,për të vijuar me një problem tjetër që lind si pasojë këtij reaksioni zinxhiri të krijuar nga mbipopullimi i jashtëzakonshëm .Njëra nga këto është ajo e vjedhjeve që bëjnë xhepistat ordiner brënda autobusëve ndaj qytetarëve të thjeshtë.Bashkia e Tiranës dhe Z.Edi Rama duke mos marrë masa në linjën e transportit urban Kombinat-Kinostudio po erdhe në linjat e tjera urbane që mund të kenë të njëjtat probleme për të rritur numrin e autobusëve dhe duke mos i zëvendësuar ato me autobusa të rinj mundëson hapjen e vëndeve të reja pune për këta xhepista ordiner.Mesa duket Ramës i pëlqeka të hapi vënde të reja pune të këtij lloji ashtu siç ka hapur vende të kësaj kategorie në Bashkinë e Tiranës për veten dhe Shalsat e tij duke vjedhur një pjesë të buxhetin që i akordon qeveria shqiptare.
Linja e transportit urban Kombinat-Kinostudio, duke qenë se është një nga linjat më të mëdha në Tiranë, e ndjen më shumë trafikun e krijuar nga Bashkia e Tiranës me punimet që po bën në sheshin “Skënderbej”, duke e rënduar akoma më shumë situatën,madje vetë drejtuesit e autobusëve të kësaj linje nuk arrijnë dot të respektojnë programin e orareve duke e rënduar akoma më shumë gjëndjen. Tani qytetarëve të Tiranës u duhet të presin edhe 30 minuta në stacion derisa të vijë autobusi tjetër. Sot linja Kombinat-Kinostudio përbëhet nga 20 autobusa shtetërorë dhe në qoftë se përpjesëtohet duke përdorur një matematik të thjeshtë me numrin e qytetarëve që e frekuentojne ditë për ditë këtë linjë nuk dalin as për të transportuar gjysmën e njerëzve që jetojnë në lagjen e Kombinatit dhe Kinostudios, e cila si rrjedhojë sjell stërmbushjen e tyre, duke i detyruar drejtuesit e autobusëve të marrin nga stacionet më shumë persona se normalja e numrit të pasagjerëve që këta autobusa duhet të mbanin.Por viktimat e keqadministrimit dhe të vjedhjeve që bën Z.Edi Rama nuk janë vetëm qytetarët që udhëtojnë në këtë linjë ,por edhe punonjësit si fatorinot me të cilët Z.Rama zhvat rrogat e tyre për të mbushur arkën e Bashkisë së Tiranës. Aktualisht rroga e fatorinove është 170 mijë lekë,kurse norma ditore 150 mijë lekë, kjo do të thotë se fatorino duhet të plotësojë normën ditore prej 150 mijë lekë për paraditen dhe 130 për pasditen, në të kundërt ai duhet ta plotësojë atë nga rroga e tij.Linja e transportit urban Kombinat-Kinostudio është shembull i qartë i keqqeverisjes dhe i keqadministratimit nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›