E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Gaçi dhe paja financiare që Edi Rama u kërkon djemve të rinj të partisë

Mister Logoreci, aty ku gatuhet lepuri më i frikshëm: restoranti i grevës së urisë me pronësi të deputetit Artan Gaçi është më i mirë sesa restoranti i Fidelit tek kullat. Kulinaria është pika e fortë e Artan Gaçit, dhe jo politika. Mjafton të kesh parë daljen e djeshme në konferencën për shtyp të deputetit-biznesmen Gaçi për të kuptuar se është një menaxher i suksesshëm por jo një politikan i aftë. Mjerisht ai bën pjesë në grupin e parë të “dezhurnit” taktik, për shkak të pushimeve me radhë, që po i mban në shërbim të përforcuar politik Edi Rama. Gojët e liga kur flasin për Tan Gaçin nënkuptojnë një biznesmen ndërtimi shumë i njohur në basifondet e Kombinatit.
Sido që të jetë Edi Rama lëshon një nga një biznesmenët më të fuqishëm të vendit për ta mbrojtur nga sfida e ministrit Prifti, për të bërë testin anti-drogë, dhe këtë lojë për t’ju shmangur sfidës duke i kërkuar llogari kundërshtarit: kryeministrit Berisha për vënien e pasurisë së Ministrit; kur duhet të ishin deputetë socialistë multi-milionërë edhe pa pushtet për të sqaruar opinionin publik mbi pasurinë e tyre. Bile ai vetë është deklaruar endacak në rrugëtim në politikë, familje dhe shoqëri. Gjithçka është kundërthënëse në opozitën shqiptare përderisa Edi Rama luajti komedi, duke përqeshur një institucion kushtetues, siç ka bërë me të gjithë kodet e tjera të shkelura më parë: nga Kodi Penal, tek kanuni i Nderit, tek kanuni i Familjes, tek kanuni i Vdekjes, tek morali i Heshtjes, tek Kodi Civil dhe ai i Punës. Edi Rama përbuz institucionet me forcën e verbër të arrogancës, pasi rrobat dhe bizutë e tij nuk e përligjin vetëdeklarimin si të pastrehë apo me borxhe. Sikurse ishte lajmi ditën e djeshme ku lideri i opozitës ishte ndalur nga policia në anë të rrugës, sepse kishte rrezik për sigurinë e tij për shkak të një zjarri në urën që lidh Pezën me pjesën tjetër të metropolit. Mysafiri i përnatshëm i Dash Pezës të paktën të urdhërojë - për shembull - Artan Gaçin që të bëjë pak transparencë sesi i ka vënë ato miliona euro që janë në qarkullim: pikë së pari atë çka deklaruar në ILDKP: Apartament banimi 76 m2 - vlera 2 milionë lekë. Sqarimi mbi truallin dhe shtëpinë private në fshatin Petrelë - vlera, blerë 1 milion lekë, ndërtimi 7.5 milionë lekë. Po ashtu truallin tek “Myslym Shyri”, ku është ndërtuar një objekt dy kate plus bodrum - vlera: blerë 1.4 milionë lekë, ndërtimi 5.3 milionë lekë, kosto legalizimi 31.675 euro, sqarimi i nevojshëm mbi automjetin tip Toyota - vlera 1 milion lekë. Të shpjegojë aksionet në kompanisë “Rakeha” sh.p.k ku zotëron 30 për qind të aksioneve - vlera 100 mijë lekë.
E njëjta gjë vlen për aksionet në “Trio definition” sh.p.k ku Artan Gaci zotëron 34 për qind aksioneve - vlera 100 mijë lekë. Tek kompania “FGA” sh.p.k ku zotëron 100 përqind aksione - vlera 100 mijë lekë. Huadhënien në shoqërisë FGA - vlera 25 milionë lekë. Gjendjen e parave në Tirana Bank - vlera 608.450 lekë: gjendjen cash - vlera 3 milionë e 200 mijë lekë. Sesa janë të ardhura reale nga qiradhënia e objektit – ku vlera është 280 mijë euro?
Sesa janë të ardhura reale nga paga në emigracion 90-04 - vlera 13 milionë lekë? Të ardhurat e bashkëshortes - vlera 2.5 milionë lekë. Overdraft në bankën Intesa San Paolo - 4.750 euro. Mirëpo në deklarimin e pasurisë Artan Gaçi si duket nuk është përmendur një butik që thuhet në burime konfidenciale të PS-së se është nën administrimin e tij, dhe se aty Edi Rama ndërroka veshmbathjet.
Prirja e Edi Ramës për të mbledhur rreth vetes “të rinj” që vinin me “pajë” financiare ka qenë një tipar përcaktues në ndërtimin e ekipit të Bashkisë së Tiranës, model që është importuar në krye të PS-së pas ardhjes së kryetarit të bashkisë në postin e kryetarit të partisë. Artan Gaçi ia doli të bëhet deputet, edhe pse ai ishte i 15-ti në listë. (Sh. X)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›