E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushti depresiv i Edi Ramës

Në shkretëtirën e alternativave, në të cilën është futur prej muajsh e majta, gushti pritet të jetë muaji më i vështirë për negociatat okulte të Edi Ramës. Martesat politike s’realizohen dot, por pa to është e vështirë të dalë edhe fondi i parave për blerjen e protestuesve në shtator. 30 ditë në depresionin e mungesës së alternativave dhe vetminë e aleatëve politikë janë shumë për çfarëdo politikan, e jo më për Edvinin, që tani s’shkon dot as tek berberi, nga frika se mos i marrin fijet e flokut për analizë


Muaji gusht që sot ka zanafillën e tij, bashkë edhe me të nxehtin afrikan të pritshëm, parashikohet të jetë një muaj krize, e thënë ndryshe, “i thatë” për opozitën në përgjithësi, por edhe për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën në veçanti. I konsumuar herët, me krizë të pretenduar ekonomike, kur tashmë edhe amplifikatorët fekëse të krizes janë lodhur, përderisa dje i kishte rënë shorti Artan Gaçit “ta mbante ndezur” këtë argument, muaji gusht paralajmëron një muaj “të thatë” për Edi Ramën. Nisur nga paralajmërimi që ai bëri vetë pak ditë më parë, për çeljen e sezonit të protestave në shtator, Edi Rama ka vetëm një muaj kohë, të bindë, jo aq krerët lokalë të PS-së, për pjesëmarrje në këto protesta, sesa vetë anëtarësinë, apo edhe mbështetësit e kësaj partie. Vështirësia qëndron në faktin se si muaj pushimesh, Edi Rama dhe tellallët e tij, për pjesën që vetë nuk do të jenë me pushime, do të kenë “rrjedhje” në radhët e atyre anëtarëve e simpatizantëve të PS-së, që do të mund të dëgjojnë thirrjet për protesta, të artangaçëve. Sikur të ishte vetëm kjo mungesë “audience”, që do të bëjë që artangaçët të duket se flasin me vete, do të ishte gjysma e së keqes. Por fakti që Edi Ramës dhe PS-së i mungojnë edhe “argumentet bindëse” që të besohet që në kohë pushimesh, në breg të detit, nën rrezet e diellit të muajit gusht, “audienca” e PS-së të besojë se vërtetë ndodhemi në një krizë, aq sa mezi të presin shtatorin, që të marrin fund pushimet, e ata të dynden nëpër rrugë e sheshe, në sezonin e radhës të protestave, e bëjnë më “të mprehtë” e më serioz”, problemin dhe hallin real, përballë të cilit gjendet Edi Rama. Ndërsa bindja e anëtarësies dhe mbështetësve të PS-së, është njëra anë e “thatësirës” me të cilën Edi Rama pritet të përballet gjatë muajit gusht, problemet e brendshme në PS, përbëjnë një tjetër anë, për të cilën kryesocialisti, ka vetëm një muaj kohë, për t’i përballuar. Me strukturat lokale të PS-së, Edi Rama mund ta ketë të lehtë për t’i “menaxhuar”, për faktin e thjeshtë se duke qenë se i ka zgjedhur vetë, me dorën e tij, sikurse ka dashur, e ka më të lehtë për t’i “mbajtur nën kontroll”, herë-herë me gënjeshtra dhe herë-herë me presione. Problemi më i madh qëndron, me strukturat në qendër. Për aq kohë sa ai ka frikë të mbledhë kryesinë e PS-së, sepse nuk di ç’do t’i thonë një pjesë të mirë të kësaj kryesie, Edi Rama edhe një muaj duket se e ka pak “për të vënë situatën nën kontroll”. Paralajmërimi i disa ditëve më parë i Kastriot Islamit, por edhe fakti se zërat kundër brenda strukturave qendrore të PS-së, megjithëse “me pushime”, nuk janë shuar, janë parlajmërimi, që Edi Rama, po nuk i zgjidhi, do të duhet ti konsiderojë si një “front” më vete, me të cilët duhet të përballet. Në këtë pjesë të “revoltuesve të brendshëm” të PS-së, nuk është llogaritur Fatos Nano, si një “problem më vete”, i cili ka shpërndarë sinjale, se së shpejti do të jetë më aktiv në jetën politike. Në rast të një rishfaqje të mundshme të tij, sigurisht, pritet që ai të jetë në anën e atyre, që do t’ia “prishin rehatin” Edi Ramës. Për pasojë, ky (Edi Rama), ka vetëm muajin gusht, për të ndërtuar strategjinë, për amortizimin e prezencës së pritshme të Fatos Nanos. Në morinë e “problemeve me të vetët”, Edi Rama ka vetëm muajin gusht në dispozicion, për të rregulluar edhe marrëdhëniet me aleatët. Në dukje, që pas “sihariqit” që Erion Veliaj, do të shkrinte G 99-n me PS-në, jo Skënder Gjinushi apo Paskal Milo, aleatët e tij tradicionalë, por as Nard Ndoka, Spartak Ngjela e Preç Zogaj, “nuk janë bërë të gjallë”, për të qenë në krah të Edi Ramës, në përballjen me mazhorancën. Xhelozia, përballë afeksionit që Edi Rama nuk e ka fshehur për Erion Veliajn, sigurisht që nuk ka mundur të rri fshehur te, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, e Preç Zogaj, të cilët duket se kanë zgjedhur si “dënim” për Edi Ramën, që në “përleshjen” me mazhornacën, të nxjerrë në skalionin e parë, Ervin Koçët, Ermonela Felajt, apo Artan Gaçët, emra, që për askënd nuk thonë asgjë... Në këtë muaj “të thatë” për Edi Ramën, duket se pjesa e tij më e qetë, është “problemi” me mazhorancën. Duke qenë se prej kohësh, ai është gjithmonë, të paktën një hap prapa mazhorancës, i mësuar me këtë “status quo”, realisht nuk e konsideron “problem” këtë pjesë të politikës (mazhorancën), për të cilën kujtohet “t’i prishë qetësinë”, vetëm sa për të nxjerrë amplifikatorin e radhës, për të bërë deklaratën e radhës, për aksionin, veprimin, iniciativën, apo vendimin e radhës të qeverisë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›