Kriza, Borchardt politikës: Zgjidhjabrenda transparencës
TIRANE- Ambasadori gjerman, Berndt Borchardt në një intervistë të fundit për “Gazetën Shqiptare”, para largimit nga Shqipëria u sugjeron partive politike të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, brenda “transparencës” dhe “kushtetutshmërisë”. Borchardt shprehet se e ka pasur kënaqësi të bashkëpunojë me Berishën, Ramën e Metën.
“Politika shqiptare, qeveria dhe opozita, duhet të gjejnë së bashku një zgjidhje për krizën politike në vendin tuaj dekalaron në këtë intervistë Ambasadori gjerman. Zgjidhja duhet të jetë në përputhje me kriteret tashmë shpesh të përcaktuara nga ana jonë “transparencë” dhe “kushtetutshmëri”. Veç kësaj, ne presim që qeveria së bashku me opozitën të punojnë për një reformë të Kodit Zgjedhor, duke marrë parasysh rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR” shprehet Borchardt.
Ndërkaq duke folur për të ardhmen e vendit, Borchardt nënvizon se Bashkimi Europian i ka dërguar Shqipërisë vazhdimisht një mesazh të qartë: Vendi ka arritur përparime të rëndësishme, por ende mungojnë reforma të tjera substanciale për të arritur standardet e Bashkimit Europian.
Në intervistën e tij për Gazeta Shqiptare zoti Borchardt është ndalur edhe në rrëzimin e kandidaturave të propozuara nga Presidenti Topi.
“Shumica në Parlament, me sa duket ka zbatuar idetë e ligjit antikushtetues të 'Lustracionit'. Komisioni i Venecias ka hartuar rekomandime shumë të qarta për Shqipërinë, lidhur me formën e lejueshme të lustracionit pas 20 vjetësh. Unë do të kisha sugjeruar që, para marrjes së vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhje, të bëheshin përpjekje për gjetjen e një konsensusi të gjerë lidhur me mënyrën e zbatimit të këtyre rekomandimeve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. LSI-ja dhe PDU-ja, fatmirësisht morën një vendim të ndryshëm lidhur me këtë. Për bojkotin e votimit, përcaktues për zgjedhjen, nga ana e PS-së, më mungojnë fjalët” thekson Ambasadori gjerman.
(lexoni intervisten e plote ne Gazeta Shqiptare)
(e.n/BalkanWeb)